Lidhu me ne

Aktualitet

Bota pas Covid-it, e parë nga bari i një hoteli në Tiranë

Dy ditë më parë më qëlloi rastësisht të gjendesha në barin e një hoteli luksoz të Tiranës. Pamja me të cilën u ndesha ishte nga ato që të bëjnë të fërkosh sytë me mosbesim. 

Burrat pinin kafe dhe tymosnin duhan, në grupe të mëdha ngjitur me njëri tjetrin. 

Grave u shërbente kokteje, një kamarier me doreza të zeza, i cili nuk dihet pse i mbante në duar ato shenja të kota të një kohe izolimi.

Adoleshentë në çifte konsumonin paratë që u kishin dhuruar prindërit në mëngjes dhe hidhnin në instagram foto nga prezenca në lokalin ku jeta nuk kishte ndalur asnjë ditë.

Të gjithë bashkë, në sfondin e një kohe të butë, dielli të ngrohtë, shoqëruar me zërat e lartë dhe qeshjet e forta, të bënin të mendoje se virusi i tmerrshëm s’ka kaluar kurrë në këto anë.

Gjithçka nga ato që shohim në ekrane, kërcënimet me video policësh algjerianë të kryeministrit, debati për dënimet e ashpra të kodit penal, këshillat për t’u ulur burrë e grua skiç në makinë, këtu dukeshin si propagandë e adresuar për një popull tjetër. 

Bota virtuale, ajo e serialit me udhëzime të doktor Pëllumb Piperos, ajo e gjobave për kundravajtësit që shkelin shtetrrethimin, ajo e pensionistëve që kanë liridalje vetëm në të gdhirë, prej aty, dukej si një ëndërr e keqe.

Nxorra celularin dhe i bëra disa foto asaj atmosfere për të cilën të gjithëve na ka marrë malli, por që vetëm disa kanë fatin ta jetojnë. Desha t’i fiksoja ato pamje për të kujtuar, kur gjithçka të përfundojë, se ashtu sikurse në jetën normale edhe gjatë pandemisë, jo të gjithë jemi të barabartë. 

Se edhe në kohë mortaje ekziston një pakicë, që ka luksin të jetojë ndryshe nga të tjerët.

Dhe ndonëse sipërfaqja e vogël e atij bari hoteli dhe klientela e kufizuar e tij janë statistikisht të pamjaftueshme për të arritur në përfundime, pata sensasionin se njësoj si gjatë pandemisë, edhe pas saj, diferencimi social dhe pabarazia do të bëhen edhe më të dukshme.

Përkundër teorive që po gëlojnë ngado në botë për një rikthim tek vlerat e së majtës, për domosdoshmërinë e solidaritetit shoqëror, për rrënimin e doktrinës neoliberale të tregut që vendos gjithçka, kthesa që mund të marrë shoqëria pas përfundimit të kësaj flame, mund të jetë edhe më e keqe se ajo që kemi lënë pas.

Po të vëzhgojmë me vëmendje atë që po ndodh, shenjat i kemi para syve.

Natyrisht, sot, të gjithë janë në vështirësi, si kapitalistët e mëdhenj ashtu edhe punëtorët e tyre. Por ama vuajtja e atij që i bie xhiroja e biznesit, nuk është e krahasueshme me urinë e atij që nuk ka të ardhura për të mbyllur fundin e muajit. Pasojat e të parit do të jenë vetëm financiare, ndërsa tek të dytët, ato do të prekin harmoninë familjare, ankthin dhe pasigurinë për të ardhmen, dilemën ekzistenciale, nëse ia vlen të jetohet një jetë në këto kushte pasigurie. Ndërsa mes të parëve askush s’i ka shtitur jahtet dhe vilat e treta për të paguar punëtorët, mes të dytëve, jo të gjithë kanë arritur të përfitojnë nga paga e luftës duke i bërë edhe më ulëritëse pabarazitë në këtë vend.

I njëjti fenomen shihet edhe në raportin mes bizneseve të mëdhenj dhe atyre të vegjël. Shumë prej këtyre të fundit, ndonëse disa masa, si shtyrja e qerave apo kredive, kanë shërbyer për të zgjatur agoninë, nuk do të mbërrijnë dot në finish. Në masë të madhe ata do të falimentojnë. Dhe për të marrë një shembull, nëse sot supermarketet e mëdha po pësojnë shumë humbje, kur masat izoluese të përfundojnë, ata do të rikuperojnë më shpejt, sepse do të përvetësojnë edhe xhiron e sivllezërve të tyre të vegjël, që nuk do të kenë më mundësi të ngrenë qepenin.

Pra kjo fatkeqësi nuk do ta zbusë, por do ta thellojë pabarazinë.

I njëjti fenomen, këtë herë jo në dimensionin financiar, por në atë social, mund të vërehet edhe në atë që po ndodh në shkollat tona. Mësimi online, i detyruar nga gjendja e fatkeqësisë shëndetësore, nuk shkërrmoq vetëm bashkëjetesën shoqërore mes nxënësve apo studentëve, të cilët më parë ndërvepronin në një mjedis ku dieferencat e pasurisë familjare relativizoheshin. Ai, mbi të gjitha, vendos pozita të reja pabarazie. Kështu një nxënës apo student, që ka mundësinë të ketë pajisje elektronike të modeleve të fundit, të cilit familja i paguan një internet me shpejtësi të lartë, i cili ka shtëpi me shumë metra katrorë dhe hapësirë private për të mësuar, është pafundësisht i privilegjuar me një të ngjashmin e vet që nuk i disponon të gjitha këto. Pra në fund të këtij procesi, nuk do të jetë çudi, që dy shokë të së njëtës klasë, me rezultare deri dje pak a shumë aty- aty, të përfundojnë, pas disa kohësh, me një hendek të madh mes tyre.

Po t’u shtosh këtyre shenjave të para edhe teori të konsoliduara si ato të aktivistes dhe eseistes kanadeze, Naomi Klein (“Doktrina Shok” perkthyer edhe në shqip, botimet Ombra), që shpjegon me teorinë e saj të kapitalizmit të katastrofave se si shfrytëzohen fatkeqësi të tilla për t’i bërë të pasurit edhë më të pasur, e nesërmja nuk duket fare premtuese. 

Nuk do të jetë çudi që vala e solidaitetit të përkohshëm dhe e shtetit që rregullon në favor të më të pambrojturve, të zhbëhet nga presioni që do të ushshtrojnë mbi qeverinë, ata që janë më afër saj dhe që duan të rikuperojnë me shpejtësi, fitimet e tyre të munguara.

Ata nuk do të shesin as anijet, as shtëpitë e tyre të pushimit, por do t’u vërsulen edhe njëherë, tenderave, PPP dhe pasurive të mbetura publike, duke ravijëzuar konturet e një shoqërie më të padrejtë pas pandemisë. Të një shoqërie, ku siç thoshte Oruelli: “të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa prej tyre janë edhe më të barabarta”. Pikërisht ashtu siç dukej, dy ditë më parë, në barin e një hoteli luksoz në Tiranë, ku duhet të fërkoje sytë për të besuar atë që po ndodh sot dhe duhej të ishe tejet optimist, për të mos ndjerë atë që na pret nesër.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Michelle dhe Barack Obama drejt DIVORCIT?

Në mediet e huaja, kryesisht ato amerikane prej disa ditësh, kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan...

Radar2 ditë më herët

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaDonald Trump dhe Elon Musk / Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit...

Mix2 ditë më herët

“S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti...

Sport2 ditë më herët

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati...

Mix2 ditë më herët

Rivaliteti Bezos-Musk, Blue Origin lëshon në hapësirë raketën New Glenn

Kompania e hapësirës e themeluar nga Jeff Bezos, Blue Origin, ka arritur të lëshojë për herë të parë në orbitë...

Radar2 ditë më herët

“PS merr mbi 50% të votave nëse zgjedhjet bëhen sot, Rama më i pëlqyeri” – Sondazhi

Në sondazhin e kryer nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, PS-ja do merrte mbi 50% të votave nëse zgjedhjet do mbaheshin sot....

Radar2 ditë më herët

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press...

Kryesore2 ditë më herët

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po...

Kryesore3 ditë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar3 ditë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Facebook