Lidhu me ne

Temporal

Shtatë dobitë fizike dhe shpirtërore të agjërimit gjatë Ramazanit

Shtatë dobitë fizike dhe shpirtërore të agjërimit gjatë Ramazanit

Agjërimi gjatë muajit të bekuar të Ramazanit sjell më vete shumë dobi. Ndër to po ju rendisim shtatë:

“NATA E KADRIT ËSHTË MË E MIRË SE NJË MIJË MUAJ”.

Muaji Ramazan erdhi sërish. Është muaji që përmban natën e bekuar, që përshkruhet si nata më e bukur se një mijë muaj dhe është muaji në të cilin shejtani mbyllet në pranga dhe dyert e xhenetit hapen për kërkuesit e së vërtetës.

Kurani i Shenjtë paraqet qëllimin kryesor të muajit të agjërimit që është, të përvetësojmë druajtjen e devotshmërinë. Nuk është e lehtë për t’u bërë i devotshëm dhe kështu Ramazani është një periudhë ku veprat e mira bëhen me lehtësi dhe bekimet qiellore bëhen të kapshme.

1.DISIPLINA

Islam do të thotë nënshtrim i plotë ndaj vullnetit të Zotit e cila na drejton tek paqja. Nënshtrimi i plotë sidoqoftë nuk mund të arrihet pa disiplinë dhe bindje. Në këtë muaj, muslimanët urdhërohen të braktisin ushqimin, të zgjohen herët, të heqin dorë nga bisedat ose sjelljet e pahijshme dhe të përpiqen për t’u përmirësuar dhe të përparojnë në bërjen e veprave të mira. Kjo kërkon disiplinë e cila arrihet duke e shtyrë vetën të zgjohet herët (ose në pjesën e fundit të natës), duke e sakrifikuar kënaqësinë e gjumit për t’u falur.

Disiplina nuk është diçka që mund të arrihet për një ditë ose edhe për një javë kjo është arsyeja pse muslimanët urdhërohen të agjërojnë për një muaj të tërë.

2.PASTËRTIA

Muslimanët mësohen të marrin abdes para çdo namazi dhe të jenë në gjendje të pastër sa më shumë të jetë e mundur për shkak se pastërtia e jashtme ndikon në pastërtinë e brendshme. Kjo është arsyeja pse Profeti Muhammed s.a.v.s. kishte thënë se pastërtia është gjysma e besimit. Kurani Famëlartë thotë:

“Vërtet, i shpëtuar është ai i cili e pastron vetveten”.

Është vërtetuar shkencërisht se agjërimi pastron trupin nga helmet dhe duke braktisur ushqimin për një kohë, trupi ndihmohet në riparimin e qelizave dhe në përdorimin e energjisë në disa pjesë të tjera të trupit. Trupi gjithashtu djeg yndyrën për të prodhuar energji e cila çon deri te humbja e peshës.

Sipas NHS-së: “Pas disa ditëve të agjërimit, shihet prani e lartë e endorfinës në gjak, duke u bërë juve më vigjilent dhe duke u dhënë një ndjenjë të përgjithshme të rehatisë mendore”. Padyshim, siç ushqimi ndikon fuqimisht në trurin dhe emocionet tona, agjërimi ndihmon në pastrimin e papastërtive dhe ky detoksifikim rezulton me një ndjenjë të përgjithshme të rehatisë. Kjo arrihet nëse është bërë drejt edhe duke e mbajtur në balancë dietën gjatë ditëve të Ramazanit.

3.VETËKONTROLLI

Kurani i Shenjtë thotë: “Dhe ata që e përpijnë zemërimin dhe falin, Allahu i do mirëbërësit”.

Njeriu nxitet e tundohet nga faktorë të ndryshëm si njerëzit, përgjegjësitë, mendimet, emocionet e ndryshme në jetën e tij etj., të cilat ia bëjnë të vështirë t’i kontrollojë veprimet e tij. Shumë njerëz mundohen shumë për të hequr dorë nga ushqime të caktuara, zakone dhe praktika të shfrenuara por dështojnë, vazhdimisht. Ramazani dhe agjërimi ndihmojnë njeriun të edukojë ndjenjën e vetëkontrollit dhe të vigjilencës të cilat e bëjnë më të lehtë të heqë dorë nga zakonet e tij të këqija gjatë këtij muaji.

Duke hequr dorë nga ushqimi, i cili është i lejuar dhe esencial për ekzistencën e njeriut, ai e forcon vendosmërinë dhe i mundësohet të ketë vetëkontroll më të madh ndaj veprimeve të tij. Diçka që i sjell atij dobi edhe jashtë Ramazanit.

4.SPIRITUALITETI

Ne mësojmë përmes ngjarjeve të njerëzve të shenjtë të kaluar se agjërimi promovon dhe rrit spiritualitetin e njeriut. Ata pajisen me aftësinë për të qenë në gjendje të përjetojnë vizione dhe fenomene të tjera shpirtërore të cilat të tjerët nuk mund t’i arrijnë. Kjo është arsyeja që profetët dhe njerëzit e Zotit shkonin të rrinin në vetmi për një kohë dhe jetonin në mënyrë të thjeshtë për të zhvilluar aftësitë e tyre shpirtërore. Ramazani për muslimanët është e njëjta mënyrë e trajnimit shpirtëror e dizajnuar për të mprehur ndjenjat shpirtërore. Për më tepër, kjo arrihet edhe duke u fokusuar në recitimin dhe kuptimin e Kuranit të Shenjtë, zbritja e të cilit filloi pikërisht gjatë këtij muaji të bekuar te Profeti Muhammed s.a.v.s. dhe ishte kompletuar brenda periudhës 23 vjeçare.

5.PËRULËSIA

“Vërtet, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, dhe përulen para Zotit të tyre, janë prej banorëve të xhenetit ku do të jetojnë përgjithmonë”.

Muslimanët urdhërohen t’i dorëzohen Zotit dhe t’i nënshtrohen përulësisht vullnetit të Tij, duke mos qenë mosmirënjohës ndaj asaj që na dhuron e as të pabindur ndaj urdhrave të Tij. Arsyeja e të qenët të tillë është se ne nuk jemi më shumë se nevojtarë dhe shërbëtorë para Krijuesit dhe Mbretit të universit.

“O njerëz, ju jeni nevojtarë ndaj Allahut, kurse Allahu është i Vetëmjaftueshmi, i Lavdëruari”.

Agjërimi në muajin Ramazan na përkujton se jemi plotësisht të varur nga Zoti dhe kërkojmë vetëm nga Ai për të na ushqyer dhe siguruar sepse Ai është Siguruesi më i mirë. Kjo ia rrit njeriut përulësinë gjithashtu edhe mbështetjen në Zotin, gjë që i mundëson të fitojë afërsinë me Zotin.

6.Asgjësimi i egos së njeriut

Asgjësimi i egos ose “fenā” do të thotë të liruarit e plotë nga dëshirat, pasionet, shpresat dhe ambiciet dhe të liruarit nga të gjitha mendimet e vetvetes në rrugën e Zotit. Kur njeriu e pastron vetveten ai arrin në shkallën e të liruarit nga pikëllimi dhe frika dhe vazhdon progresin e tij në rrugën e Zotit.

“Dëgjoni! Miqtë e Allahut me siguri nuk do të kenë as frikë e as nuk do të pikëllohen”.

Agjërimi dhe sakrifica janë mjete për të arritur në shkallën e vetëmohimit, sepse ne jo vetëm që nuk do të udhëhiqemi nga egoja jonë, dëshirat dhe motivet tona egoiste, por do t’i përshtatemi tërësisht vullnetit të Zotit dhe do të veprojmë ashtu siç dëshiron Ai deri në masën që ne të hamë, të flemë dhe të zgjohemi në përputhje me udhëzimin e Tij. Kur njeriu e arrin këtë dhe motivet ose qëllimet e tij nuk janë të prishura nga lakmia dhe materializmi, ai gëzon afërsinë me Zotin dhe kështu vazhdon udhëtimin e tij në drejtim të Zotit pafundësisht.

7.DHEMBSHURIA

“Dhe ata i ushqejnë, nga dashuria për Zotin, të varfrit, jetimët, dhe të robëruarit”.

Dyshim i vogël që mbetet është se njeriu nuk mund të kuptojë plotësisht një fenomen të caktuar derisa nuk e ka përjeton vetë. Kështu agjërimi i ndihmon muslimanët të kuptojnë ndjenjën e mungesës së ushqimit, përjetimin e vështirësive dhe të dhimbjes së atyre që janë nevojtarë por që jetojnë në shoqërinë e tyre. Në këtë mënyrë agjërimi synon të zhvillojë fuqimisht dhembshurinë për njerëzit e tjerë. Kjo pa dyshim i nxit besimtarët për të bërë përpjekje humanitare duke ngritur të shtypurit e jo t’i shohin me përçmim, siç bëjnë një pjesë e madhe e të pasurve sot në botë.

Prandaj, agjërimi është një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme në besimin Islam dhe ka shumë dobi të cilat mund të arrihen vetëm nga ai që i përmbush kërkesat e Ramazanit me zell dhe kujdes të madh.

Zoti na mundësoftë të veprojmë sipas këtyre pikave! Amin!

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix14 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix14 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix14 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix15 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar15 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix15 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike15 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix16 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix16 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook