Lidhu me ne

Temporal

Ju që nuk lexoni, nuk e dini se çfarë po humbisni!

Nuk lexojnë sepse kërkohet përqëndrim? Por siç është thënë, edhe të luash seriozisht me letra kërkon shumë përqëndrim. Madje edhe ttë luash Play Station. Sepse librat shpesh janë të mërzitshëm? Po ne shpesh herë ngulemi para televizorit, duke ndjekur bashkë me familjen emisione shumë mëtë mërzitshme se sa “Tre moskëtierët”.

Pse në një popullsi botërore prej rreth 7 miliardë, lexuesit e rregullt janë në shifrën qesharake të një milion njerëzve, ndoshta dy nëse duam të jemi shumë, po shumë optimistë? Dhe nuk dinë se çfarë humbasin…

Nga Pierluigi Battista

Shkalla e arsimimit është rritur shumë, veçanërisht në zonat më të zhvilluara dhe për këtë arsye mbetet pyetja; pse rreth 6 miliardë e 998 milion qenie njerëzore, shumica e të cilëve nuk janë analfabetë dhe madje duke përjashtuar edhe numrin ende fatkeqësisht të lartë të atyre që jetojnë në kushte mjerimi të plotë, nuk e marrin kurrë një libër në duar? Ata nuk e dinë se çfarë humbasin, dhe kjo, jo për të përsëritur retorikën e zakonshme që librat të bëjnë më të butë, më të civilizuar, dhe më të mirë. Ata nuk e dinë se çfarë humbasin, dhe për shkaqe aspak pedagogjike, sepse, siç shkruante i madhi Harold Bloom, “leximi nuk do të na bëjë qytetarë më të mirë”.

Por nga sa histori të mrekullueshme e priv ojnë veten analfabetët, të cilët nuk kanë shfletuar faqet e një libri që nga koha e shkollës. Me sa pasione, intriga, emocione, komplote imponuese, informacione të çmuara mund të kishin pasuruar ndjeshmërinë e tyre, të kishin zhdukur urinë e tyre për histori, të kishin kaluar kohën me kënaqësi.

Madje mund të ishin argëtuar, ato gjashtë miliardë e 998 milion qenie njerëzore aq të pamendta, sa që i mohojnë vetes një argëtim, që ne lexuesve të zakonshëm na duket i domosdoshëm. Jo për snobizëm të neveritshëm, por sepse, siç e thoshte në mënyrë gjeniale Harold Bloom – duke paralajmëruar kundër sofizmave të zakonshme me “qytetarë më të mirë” që duhet të bëhemi me një libër në dorë – “leximi i Shekspirit do të na mësojë të dëgjojmë kur flasimme veten tonë”.

Do të mësonim të “dëgjonim veten”: i mahnitshëm Bloom. Do të mund të deshifronim më mirë gjërat, ato që na shqetësojnë, të kuptojmë nuancat, të pajisemi me armë të reja në luftën e jetës. Por jo: pse nuk e kuptojnë 6 miliardë dhe 998 milion njerëz se çfarë humbasin?

Kësaj pyetje të ngritur nga Sandro Veronesi, e pranoj se nuk di t’i përgjigjem. Sepse të lexosh është e lodhshme?Nuk është e vërtetë, e lodhshme është të bësh një gjë që nuk të pëlqen, dhjetë minuta duke bërë një punë që nuk e ke hiç qejf, janë shumë më të lodhshme se sa një orë duke bërë një punë që të pëlqen. Atëherë, pse librat janë të vështirë? Nuk ekzistojnë libra të vështirë, nëse diçka të apasionon dhe të rrëmben, ajo pushon së qëni e vështirë.

Gjuha e gazetave sportive, për shembull, është shumë e vështirë dhe e e ashpër, shumë e zyrtarizuar dhe madje e zhargonizuar për ata që nuk kanë pasion sportin, por nëse jeni të apasionuar deri fanatizëm mund të mos dini anjë fjalë anglisht, por fjalën off-side e kuptoni menjëherë çfarë është.

Nuk lexojnë sepse kërkohet përqëndrim? Por siç është thënë, edhe të luash seriozisht me letra kërkon shumë përqëndrim. Madje edhe ttë luash Play Station. Sepse librat shpesh janë të mërzitshëm? Po ne shpesh herë ngulemi para televizorit, duke ndjekur bashkë me familjen emisione shumë mëtë mërzitshme se sa “Tre moskëtierët”.

Atëherë? Atëherë, nuk e di. Kush e di nëse,kush lexon këto radhë, ka një përgjigje bindëse për të më dhënë. Dhe për të bindur ata 6 miliard e 998 milionë qenie njerëzore që nuk duan të argëtohen me ne. Dhe që nuk dinë se çfarë humbasin./ Il Venerdi – Bota.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske5 ditë më herët

Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet, edhe pse i ka humbur

Spartak Ngjela Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet; edhe pse i ka humbur shumë thellë zgjedhjet e majit të...

Mix5 ditë më herët

”Ka shumë zbukurime dhe gënjeshtra”, Vajza e Michael Jackson kritikon filmin biografik që po xhirohet për babanë e saj

Paris Jackson ka kritikuar një film të ardhshëm biografik për babanë e saj, Michael Jackson, me pretendimin se është “zero...

Mix5 ditë më herët

Scooter Braun dhe Sydney Sweeney janë në një lidhje

Alarm për çift të ri… Scooter Braun dhe Sydney Sweeney janë në një lidhje. Burimet e TMZ tregojnë se Scooter...

Mix5 ditë më herët

5 ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

Kivi-Kivi është një frut shumë i pasur me fibër. Ekspertët thonë se ngrënia e dy frutave në ditë për katër...

Mix5 ditë më herët

Nicola Peltz prish raportin edhe me mikeshën e ngushtë, Selena Gomez

Selena Gomez ka realizuar një festë beqarie me mikeshat e saj, pak ditë para martesës me producentin Benny Blanco. Në...

Radar5 ditë më herët

Bllokimi i ‘International Medicare’, publikohet fotoja e pronarit turk në kërkim

Bilal Kara Publikohet fotoja e aksionerit në kërkim të klinikës private ‘International Medicare’, 45-vjeçari turk Bilal Kara. Klinika ‘International Medicare’ u bllokua...

Kioske5 ditë më herët

Të pavdekshmit!

Shkruar nga Massimo Gramellini Kjo, pra, është dëshira supreme e dy shtatëdhjetëvjeçarëve atomikë: jo diktatura e proletariatit apo e Nënës...

Radar5 ditë më herët

Editoriali i Agim Neshos për Edi Ramën nervozon keq Edison Ypin: Këllirë gazetareske, kur e lexon bindesh se është një lesh arapi!

Ilustrim: Edison Ypi dhe Agim Nesho Gazetari Edison Ypi ka shpërthyer keq në një shënim publik ndaj Agim Neshos, i...

Mix5 ditë më herët

Fakte interesante: Franz Kafka novelën e gjatë “Vendimi” e shkroi brenda një natë të vetme

Nga Milan Kundera Franz Kafka, sipas asaj që ka thënë vetë, e ka shkruar novelën e gjatë Vendimi në një natë të...

Kioske5 ditë më herët

Ahmet Zogu, figurë qendrore e historisë shqiptare

Nga Abdi Baleta Ahmet Zogu është, pa më të voglën mëdyshje burrështeti më i shquar i shqip­tarëve, që hodhi themele...

Facebook