Kryesore
“Kaluam aq bukur në Mynih, sa e lashë”, KM tërhiqet nga padia ndaj BILD
Kujtojmë se gazeta në fjalë ishte ajo që nxori përgjimet në lidhje me blerjen e votave nga qeveria socialiste.

Ashtu siç u aludua ditë më parë Edi Rama e ka pranuar se ka hequr dorë nga padia ndaj gazetës gjermane BILD.
Kujtojmë se gazeta në fjalë ishte ajo që nxori përgjimet në lidhje me blerjen e votave nga qeveria socialiste.
“Në greqishten e vjetër idiot quhej personi që s’duhet të merrej me çështje të interesit publik, po vetëm me punët e veta. Fatkeqësisht më kanë qëlluar kundërshtarë disa që politikën e kanë si nevojë personale dhe jashtënxjerrin papushim në publik idiotësinë e tyre! Por paçka se fatmirësisht ky popull ua njeh erën prej kohësh dhe as u afrohet më, sqarimet duhen bërë për popullin jo për ta! U njoha me shefat editorialistë të BILD gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe kaluam aq bukur sa nuk pata më motiv për ta vazhduar gjyqin. Njerëzore!”, shkruan Rama.