Lidhu me ne

Radar

Dr. Arjan Harxhi këshillon: Ja çfarë të konsumoni këto ditë!

Ai ka preferuar të qëndrojë në frontin e luftës, aty ku pacientët kanë më shumë nevojë për të. Arjan Harxhi infeksionisti i njohur, i ka patur të rralla daljet televizive, ndonëse këshillat dhe sugjerimet e tij janë tejet të vlefshme për publikun.

Dr Harxhi ishte i ftuar në edicionin e lajmeve në Abc News, për të folur rreth situatës së Covid-19 në vend. Dr Harxhi tregoi se ndonëse situata nuk paraqitet shumë alarmante në vend, distancimi social dhe respektimi i rregullave vijojnë të jenë masa shumë të rëndësishme për mbajtjen nën kontroll të virusit.

Sa i përket teorive që kemi dëgjuar këto ditë si përshembull; vaksina e turbekulozit që Shqipëria ka në protokollin e vaksinave të detyruara, mund të na mbrojë nga Covid-19; apo konsumimi në masë i Vit.C ndikon në parandalimin e infektimit, doktori u shpreh se ende asgjë nuk është vërtetuar shkencérisht dhe ai vetë nuk i beson shumë këtyre teorive.


“Një gotë me portokall të shtrydhur nē ditë është mëse e mjaftueshme për nevojat e organizmit. Por në vend të vitaminave, ajo që unë do të sugjeroja fort është përdorimi i probiotikëve, më shumë se çdo gjë tjetër”; tha Harxhi!

Çfarë janë probiotikët dhe ç’rol luajnë ata?

Probiotikët janë një lloj bakteri i mirë që jeton brenda sistemit tretës dhe mban të balancuar florën intestinale. Ekuilibri i mikro organizmave prishet për arsye të caktuara, kryesisht falë stresit ose antibiotikëve.

Pesë ushqimet e pasura me probiotikë që duhet t’i konsumoni

Kosi dhe produkte të tjera të bulmetit Kosi i prodhuar përmes një proçesi sa më natyral fermentimi të qumështit është një nga burimet më të mira të probiotikëve, veçanërisht nëse prodhohet në mënyrë natyrale me qumësht dhie, nuk përmban ëmbëlsues artificial dhe është i pasur me disa forma probiotikësh.

Lakra turshi Ky është një lajm i mirë për shqiptarët. Lakra e fermentuar dhe llojet e tjera të turshive,jo vetëm që janë jashtëzakonisht të pasura me vitamina A, B, C dhe E, por janë të mbushura me mikro organizma të shëndetshme.

Çokollata e zezë Mund të tingëllojë e çuditshme, por çokollata e zezë e një cilësie të lartë përmban probiotikë. Këshilla e vetme që mund të kini parasysh është që ta konsumoni përpara ushqimit dhe jo si ëmbëlsirë. Ushqimet e pasura me probiotikë duhen konsumuar përpara çdo vakti.

Bananet dhe domatet

Edhe pse as bananet as domatet në të vërtetë nuk përmbajnë probiotikë, ato shkaktojnë shumëfishimin dhe lulëzimin e baktereve ekzistuese në sistemin tretës. Bananet dhe domatet përmirësojnë gjithashtu shëndetin e zorrëve.

Buka integrale Nëse dëshironi të ruani ekuilibrin e florës intestinale, është e nevojshme të kufizoni dozën e ushqimeve që shkatërrojnë bakteret e shëndetshme. Buka e bardhë është një prej këtyre ushqimeve. Mos hezitoni të zgjidhni bukën integrale që përmban proteina dhe përbërës ushqimorë shtesë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Pse na dhembin kockat në mëngjes?

Dhimbja në kocka apo kyçe sapo zgjohemi është një ankesë e shpeshtë, sidomos te të rriturit dhe të moshuarit. Këto...

Mix2 orë më herët

Pse ndiheni të lodhur në ditët me shi!

Nëse ndiheni më të përgjumur, të lodhur apo thjesht pa energji kur bie shi, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz përjetojnë...

Mix2 orë më herët

Simptomat e problemeve me zemrën! Ja si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër,...

Mix3 orë më herët

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar...

Mix3 orë më herët

8 nga frutat më të shëndetshme që mund të hani tani

Sipas Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE), nuk është vetëm ajo që hani që ka rëndësi, por edhe sa shpesh e...

Temporal3 orë më herët

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

Qytetet më të vjetra të banuara ende sot në Evropë ofrojnë prova se si qytetërimet në kontinentin tonë kanë evoluar,...

Mix4 orë më herët

BBC zbulon videon tronditëse nga momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’

Videoja e parë e momentit të shpërthimit të nëndetëses Titan, që i mori jetën pesë personave gjatë një zhytjeje fatale...

Radar5 orë më herët

”Një kryetar që humb zgjedhjet duhet të japë dorëheqjen. E thotë neni” – Berishes i vjen goditja nga kandidati i PD për deputet në Shkodër, Tedi Kopliku

Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në Shkodër, Tedi Kopliku ka folur pas rezultatit zgjedhor, duke e cilësuar...

Mix24 orë më herët

Çfarë thotë horoskopi për mënyrën si puthni?

Thuhet se yjet ndikojnë në shumë aspekte të jetës sonë edhe në mënyrën si puthim. Prandaj, ndonjëherë kemi më shumë...

Mix24 orë më herët

Arsyeja pse AVOKADO nuk duhet të mungojë në tryezat tuaja!

Avokadoja ka vlera të jashtëzakonshme ushqyese dhe në të njëjtën kohë është shumë e shijshme . Dhe nëse nuk ka...

Facebook