Lidhu me ne

Temporal

Donald Trump dhe George Soros

Thelbi i këtij shkrimi ka të bëjë me qartësimin e gjendjes shqiptare, domethënë, a janë të rrezikuara interesat tona të sigurisë, interesat tona politike dhe interesat tona ekonomike?

Alias Autor: Erl Kodra

-Një shpjegim i lodhshëm, por i nevojshëm-

Çfarëdo të shkruaj sot është një stërmundim. Sepse do më duhet të shpjegoj diçka shumë të thjeshtë, por njëkohësisht të ndërlikuar, e ndërtuar kryekëput mbi keqkuptimet dhe dëshirat e njerëzve të mirë.

Si shumë njerëz të kësaj bote, edhe unë kam ndjekur dhe ndjek me vëmendje gjithçka ka ndodhë rreth e rrotull, në Shqipëri, Europë e më gjerë, dhe deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë kam edhe arsye të tjera kulturore dhe profesionale, prandaj përpiqem të kuptoj botën në të cilën jetojmë, përndryshe, zhgënjimi do të ishte një ndjesi e rëndë.

Në këtë kuptim jam përpjekur të lexoj, të informohem se çka ndodh, çfarë deklarohet, çfarë thuhet dhe nuk thuhet, por mbi të gjitha se si funksionon gjeopolitika dhe realpolitika.

Ekzistenca jonë në Gadishullin Ballkanik është një fakt. Problemi është se ne shqiptarët akoma nuk kemi përmbushur në mënyrë optimale interesat tona kombëtare, interesa të cilat më së shumëti gjenerohen dhe përcaktohen nga gjendja politike e Kosovës.

Përfundimisht, interesat tona strategjike janë të lidhura ngushtë me interesat e perëndimit në përgjithësi, dhe me interesat e SHBA-ve në veçanti. Kjo është pamja e madhe, ajo çfarë ne e besojmë se është.

Por, përveç pamjes së madhe, ka edhe pamje të tjera më të vogla, me dritëhije, të fshehta dhe të padukshme, përndryshe një lloj labirinthi plot të papritura, që mundet të rezultojë fatal për ne, nëse nuk do të dimë të orientohemi dhe të ruajmë drejtpeshimin.

Thelbi i këtij shkrimi ka të bëjë me qartësimin e gjendjes shqiptare, domethënë, a janë të rrezikuara interesat tona të sigurisë, interesat tona politike dhe interesat tona ekonomike?

Çfarë ka qenë dhe është qëndrimi i Administratës së Presidentit Donald Trump, në raport me Kosovën dhe Shqipërinë?

Për të kuptuar këtë, do më duhet të thërras në vëmendjen tuaj zhvillimet politike në Shqipëri dhe Kosovë, zhvillime të cilat e kanë çuar në zgrip sigurinë tonë kombëtare. Po shpjegohem.

Kryeministri Edi Rama deklaron tek Baton Haxhiu në Kosovë, dhe më vonë edhe në CNN, se zgjedhja e Donald Trump si President i SHBA-ve do të jetë turp për njerëzimin, dhe se kjo zgjdhje mund të rrezikojë marrëdheniet shqiptaro-amerikane.

Një deklaratë e tillë e paturpshme bëhet nga as më shumë as më pak se sa Kryeministri i Shqipërisë. Kundërshtarët e Kryeministrit e dënuan këtë dekleratë, por duke pritur me kërshëri se cili do të jetë qëndrimi i Donald Trump pas fitores.

Por le t’i themi gjërat ashtu siç janë, fakte të pakundërshtueshme, absolutisht të vërteta. Fushata e Donald Trump përmbante mesazhe të thjeshta; luftë kundër establishmentit të vjetër dhe luftë kundër George Soros. Deri këtu s’ka më mirë, nëse vërtetë Donald Trump po lufton kundër miliarderit George Soros dhe njerëzve të tij në Departamentin e Shtetit.

Por çfarë ndodhi me njerëzit e George Soros në Shqipëri, me Ambasadorin Donald Lu, me Reformën në Drejtësi të ideuar nga George Soros?

A nuk u zbatua pikë për pikë plani sorosian, duke e katandisur Shqipërinë në një vend që nuk funksionon, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, me Prokurori të kapur?

A nuk e shikoni palaçon në krye të shtetit shqiptar, që po mbretëron me bekimin e Departamentit të Shtetit, Matthew Palmer, Philip Reeker dhe Ambasadores Yuri Kim?

Çfarë ndodhi në vitin 2017 me zgjedhjet në Shqipëri, me opozitën, me votën? Çfarë ndodhi me drogën, hashashin, korrupsionin, PPP-të, krimin e organizuar, vrasjet? Qysh u ‘legalizuan’ votimet e 30 Qershorit, turpi më i madh i një demokracie?

Ku ishte Mike Pompeo, Palmer, Reeker, Yuri Kim dhe vet Presidenti anti-sorosian, Donald Trump? Si mund të mbahet në pushtet një derdimen si Edi Rama, një pervers i neveritshëm, njeriu i vetëm në glob që ka deklaruar në CNN se Donald Trump është turpi i njerëzimit?!

Ah, ju lutem mos më thoni gjëra naive, se Donald Trump nuk e di se kush është Edi Rama, se Presidenti nuk e ka pastruar akoma Departamentin e Shtetit nga sorosianët, ose broçkulla të tjera, të paarsyeshme, të ngjashme me ato të kohës së komunizmit, se udhëheqësi nuk di gjë se çfarë po bëjnë ata poshtë tij.

Megjithatë, një shpjegimi i arsyeshëm përftohet vetëm nëse e zgjerojmë më shumë fushëpamjen e gjendjes tonë, kompleksitetit, rrethanave plot dritë dhe hije në të cilat gjenden shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri.

Në të vërtetë, Kosova shpjegon gjithçka, aty gjendet kuptimi dhe shpjegimi i enigmave dhe iluzioneve tona. Domethënë, kundërthëniet tona marrin kuptim nëse shohim me realizëm, duke u përpjekur të dallojmë linjën, vijën, zhvillimet komplekse, nëpër të cilat po kalon ekzistenca jonë.

Aleksandër Vuçiç është një politikan i zoti, që ka ditur të imponohet ndërkombëtarisht, me një lojë të shkëlqyer për interesat serbe. E vërteta duhet pranuar, cilado qoftë ajo.

Terreni në të cilin luhet politika e madhe është gjithmonë një fushë e minuar, dhe rezultati i buzëqesh më të diturit, më finokut. Politika e jashtme e Serbisë gjithmonë ka qenë agresive, me aleatë të shumtë në Lindje, por edhe në Perëndim.

Shteti serb jo rastësisht ia ka dalë të mbajë nën sundim gjysmën e kombit shqiptar. Por Aleksandër Vuçiç ia doli të ngrejë në një stad tjetër politikën serbe, pavarësisht fitoreve tona dhe përpjekjeve për të zgjidhur përfundimisht konfliktin shqiptaro-serb.

Megjithatë, Shqipëria mbetet shteti bërthamë e shqiptarëve, me rëndësi absolute në rajon, qëndrimi i të cilës përcakton fatin e popullit tonë në tërësi. Punët kanë shkuar në atë pikë, sa Shqipëria është përcaktuese e çdo lloj marrëveshjeje Kosovë – Serbi.

Pesha e Tiranës zyrtare për fatin e shqiptarëve në rajon është e natyrshme, dhe si e tillë, asgjë nuk mund të lëvizë pa parapëlqimin dhe miratimin e shtetit shqiptar.

Me këtë dua të them se, për të arritur një rezultat në Shkup ose Prishtinë, në mënyrë absolute duhet edhe miratimi i Shqipërisë; kjo për vet pozicionin gjeopolitik që ka arritur Shqipëria në raport me perëndimin, sidomos me anëtarësimin në NATO.

Plani serb për marrëveshjen Kosovë – Serbi është i thjeshtë; në shkëmbim të njohjes ata duhet të përfitojnë sa më shumë, mundësisht Kosova të mbetet një shtet i dobët, jo-funksional, dhe që, në një të ardhme tjetër, të rikthehen në Kosovë.

Për këtë, ndërtohet një strategji efikase, në kushtet e reja globale, me lobime të forta, me fushata agresive, nëpërmjet kanaleve dhe metodave të vjetra dhe të reja diplomatike, qoftë edhe me para të madhe dedikuar personave të veçantë me ndikim në kancelaritë ndërkombëtare.

Çudia e madhe ndodh; një amalgamë tejet interesante politikanësh dhe lobesh ndërkombëtare është e investuar fort për një marrëveshje absolutisht të keqe Kosovë – Serbi. Edi Rama, Aleksandër Vuçiç, Hashim Thaçi takohen rregullisht me Alex Soros.

Hashim Thaçi flet hapur për korrigjim kufijsh, ndërsa Ramush Haradinaj hynë në një betejë epike me faktorin ndërkombëtar, duke i vënë një taksë të pazakontë shtetit serb, në përpjekje për të ndalë këtë plan ogurzi. Vetëm Gjermania e Angela Merkel është qartësisht kundër planit.

Përfundimisht, ata që duan dhe dinë, e kuptojnë se punët nuk janë aq të thjeshta, se jo rastësisht Edi Rama, ky soroist i thekur është akoma në pushtet. Fakti është se Edi Rama ka patur mbështetjen absolute të Matthew Palmer dhe Philip Reeker, rrjedhimisht edhe të Ambasadorëve Donald Lu dhe Yuri Kim, dhe rrjedhimisht, edhe të Departamentit të Shtetit, dhe pse jo, edhe të Donald Trump.

Ah, ju lutem, mos më thoni se Donald Trump nuk ka informacion se kush është Edi Rama, ç’ka përfaqëson ai, dhe se çfarë rekordesh ka arritur krimi i organizuar nën qeverisjen e tij.

Përfundimisht, a mund të pranohet se Presidenti Donald Trump nuk është dakort me George Soros, të paktën për ç’ka lidhet me shqiptarët në Ballkan? Apo ata kanë dakortësi të plotë në këtë pikë, dhe mosmarrëveshjet e tyre janë për probleme të tjera, që tejkalojnë interesat shqiptare?

Unë nuk kam asnjë arsye në botë që të jem politikisht korrekt, sepse unë përfaqësoj vetëm mendjen time, asgjë tjetër. Mundet të gaboj, por kjo nuk do të thotë se unë do ju lejoj fyerjen dhe denigrimin.

Shpresoj se u kuptuam.

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Jay Z dhe Beyonce kërcënohen me jetë

Jay-Z dhe Beyoncé janë në gatishmëri të lartë pasi morën kërcënime me vdekje pas rrëzimit të padisë për përdhunim kundër...

Mix13 orë më herët

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga kafeina

Kafeina mund të jetë një dozë energjike magjike që ju ndihmon të zgjoheni në mëngjeset tuaja, por për disa njerëz,...

Mix13 orë më herët

Çiftet e martuara që qëndrojnë çmendurisht të dashuruar për dekada, shfaqin këto 6 tipare

Jo të gjitha marrëdhëniet janë të bukura dhe me shkëlqim përgjithmonë. Shumë njerëz heqin dorë nga marrëdhënia e tyre pasi...

Mix14 orë më herët

Letra e shkruar nga Isaac Newton në 1704 parashikon DATËN e saktë të fundit të botës

Një letër nga shkencëtari i njohur anglez Sir Isaac Newton parashikonte se kur do të përfundonte bota siç e njohim...

Radar14 orë më herët

Berisha: Vrasja e Mehmet Shehut e ka një ngjashmëri me rastin e Veliajt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se ka një ngjashmëri mes vrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të...

Radar14 orë më herët

Arresti për Veliajn, i jashtëzakonshëm?! SPAK: 236 arreste për 2024-n

Ku qëndron pra e jashtëzakonshmja në praktikën e SPAK pêr zyrtarët? Askund veç faktit që u dogj një karrierë politike...

Mix14 orë më herët

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën

Përpara se të përfshiheni kokë e këmbë në një lidhje të re, kini parasysh që yjet mund të kenë planifikuar...

Radar14 orë më herët

Nisma “Sy m’Sy” në gjithë Shqipërinë; a po kopjon Rama sloganin “Cep më Cep” të Albin Kurtit?

Edi Rama dhe Albin Kurti Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se së shpejti do të nisë maratona...

Mix14 orë më herët

Rolls-Royce prezanton modelin më të fuqishëm të historisë së vet, për 370 mijë euro

Rolls-Royce ka nxjerrë në shitje modelin më të fuqishëm të historisë së vet, Black Badge Spectre, një supermakinë elektrike që kushton rreth...

Radar14 orë më herët

“Shumica e vajzave shqiptare duan meshkujt e fortë, admirojnë banditët”

“Shumica e vajzave preferojnë meshkujt e fortë” – Kështu u shpreh psikologia Aurela Agalliu. Teksa u diskutua mbi krimet e...

Facebook