Lidhu me ne

Kryesore

PDIU: Thithlopa e Rilindjes vazhdon të përpijë paratë e shqiptarëve

Në këto ditë dramatike për shqiptarët duket se Rilindja vazhdon me mënyrën e saj të punës pa patur asnjë merak për urinë, mjerimin, sëmundjet dhe papunësinë e ulur këmbëkryq në vend.
Pas tenderit të maskave dhe veshjeve, ku në shumën prej 3.5 milion euro vidheshin 1,7 milionë, sot pamë skandalin tjetër ku një kit testimi për Koronavirusin blihej 4 herë më shtrenjtë sesa çmimi me të cilin vinte në vend, nga 21 mijë lek që është çmimi real me të cilin arrin në vend një kit testimi, në 81 mijë lekë, çmimi i blerjes nga qeveria shqiptare. Për çdo kit të blerë do duhej të ishin blerë 4 kite testimesh, dhe në këtë rast thithlopa e Rilindjes ka thithur 75% të vlerës së përgjithshme të tenderit, të cilat janë paratë e shqiptarëve.

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar lidhur me mënyrën e punës së qeverisë në këto ditë të vështira pandemie.
Përmes një deklarate për mediat, PDIU deklaron se nuk ka patur asnjë ndihmë nga shteti madje akuzon qeverinë se një kit testimi për koronavirusin blihej 4 herë më shtrenjtë sesa çmimi me të cilin vinte në vend.
PDIU i bën thirrje prokurorisë që të dalë nga vetëizolimi dhe të hetojë çdo abuzim në këtë kohë mbijetese për të gjithë Shqiptarët.
Deklarata e plotë:

Thithlopa e Rilindjes vazhdon të përpijë paratë e shqiptarëve.
Në këto ditë dramatike për shqiptarët duket se Rilindja vazhdon me mënyrën e saj të punës pa patur asnjë merak për urinë, mjerimin, sëmundjet dhe papunësinë e ulur këmbëkryq në vend.
Pas tenderit të maskave dhe veshjeve, ku në shumën prej 3.5 milion euro vidheshin 1,7 milionë, sot pamë skandalin tjetër ku një kit testimi për Koronavirusin blihej 4 herë më shtrenjtë sesa çmimi me të cilin vinte në vend, nga 21 mijë lek që është çmimi real me të cilin arrin në vend një kit testimi, në 81 mijë lekë, çmimi i blerjes nga qeveria shqiptare. Për çdo kit të blerë do duhej të ishin blerë 4 kite testimesh, dhe në këtë rast thithlopa e Rilindjes ka thithur 75% të vlerës së përgjithshme të tenderit, të cilat janë paratë e shqiptarëve.
Në këtë kohë të vështirë Pandemie, Rilindjen e ka zënë pandemia e abuzimeve me tenderat të cilat I kanë shpallur të gjitha sekret, me arsyen e vetme që të fshehin gjurmët e abuzimeve skandaloze.
Kërkojmë urgjentisht që të hiqet sekretimi dhe të bëhen publike se si po përdoren paratë e shqiptarëve në ditët më të vështira për ta.
I bëjmë thirrje prokurorisë që të dalë nga vetëizolimi dhe të hetojë çdo abuzim e aq më shumë në këtë kohë mbijetese për të gjithë Shqiptarët.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook