Kritike
– Flisni shqip o njerëz !
Alban Skënderaj: Mund të flasim një shqipe të pastër, fjalët e huazuara janë të panevojshme

Këngëtari Alban Skënderaj ka hapur një debat në ‘Facebook’ për përdorimin e fjalëve të huaja. Sipas Albanit nëse përpiqemi pak fjalët e huazuara, fare mirë mund t’i themi në një shqipe të pastër.

“Nuk jemi me analfabetë dreqi ta hajë të mos ta përkthejmë dot me një fjalë të thjeshtë e të kuptueshme shqip”, ka shkruar ai.
Edhe Kosova ka shumë fjalë të huazuar që i përdorin por këngëtari vlerëson mundin dhe kreativitetin e tyre, që gjejnë një fjalë më të pastër dhe më të kuptueshme.
