Lidhu me ne

Kryesore

Të qeshësh apo të qash në kohën e çiftëzimit të Rilindjes me koronën!


Është qesharake të shohësh një burrë në një moshë të caktuar, që del në televizor çdo ditë me një pamje vizionari dhe gjithë patos lëshon broçkulla infantile. Më shumë se qesharak janë zyrtarët e shtetit, nga polici te ministrat, të cilëve ju duhet edhe ti përsërisin këto anekdoda sikur po thonë gjërat më të mënçura në botë, por edhe të detyrojnë qytetarët, me forcën e pushtetit që ju ka dhënë Prirësi, ti zbatojnë ato në jetën e përditshme. Akoma më qesharak janë njerëzit që e trajtojnë seriozisht këtë amorfitet qeverisjeje, që vetquhet Rilindje.

Gentian Kaprata – Urbanism & Democracy

Personalisht po e shijoj shumë këtë gallatën e luftës së Prirësit tonë me shqiptarët, nën preteksin e virusit korona. Është qesharake të shohësh një burrë në një moshë të caktuar, që del në televizor çdo ditë me një pamje vizionari dhe gjithë patos lëshon broçkulla infantile. Më shumë se qesharak janë zyrtarët e shtetit, nga polici te ministrat, të cilëve ju duhet edhe ti përsërisin këto anekdoda sikur po thonë gjërat më të mënçura në botë, por edhe të detyrojnë qytetarët, me forcën e pushtetit që ju ka dhënë Prirësi, ti zbatojnë ato në jetën e përditshme. Akoma më qesharak janë njerëzit që e trajtojnë seriozisht këtë amorfitet qeverisjeje, që vetquhet Rilindje.

Këtë të enjte Kuvendi i Shqipërisë, i drejtuar tashmë plotësisht nga Prirësi, miratoi disa shtesa në Kodin Civil. Sipas këtyre shtesave, disa nga ata që dënoheshin me gjoba për ‘mos marrje leje’ për të dalë nga shtëpia, tashmë do të dënohen me burg. Ndërkohë, vet Prirësi lajmëroi se ata që janë dënuar me gjoba apo dënime të ngjashme për shkeljet që në vijim do të dënohen me burg, nuk do ti paguajnë ato. Prirësi ju’a ka falur fajin që nuk morën leje te ai për të dalë nga shtëpia.

Shkurt, po më duket vetja si në kohën e komunizmit, kur pasi mbaronte filmi ‘Mëngjese Lufte’, fillonte Revista Televizive dhe dilte ndonjë Udhëheqës që deklaronte fitoret e ditës, në luftën kundër imperializmit amerikan dhe social-imperializmit sovjetik dhe sigurimit të bukës në vend.
Edhe sot jemi njësoj si në filmin ‘Mëngjese Lufte’, presim të dali dielli dhe të mbyllet ‘koprifuoko’ që të nisim jetën. Por me ndryshimin, se ne na duhet të marrim leje te pushteti edhe pasi mbaron shtetrrethimi, kurse te filmi mjaftonte të shkonte ora dhe kushdo mund të dilte.

Pjesa më artistike e atij filmi, mbetet biseda e një burri me lopën e tij të pabindur, e cila donte të dilte pa filluar qarkullimi. Ky, sigurisht me ironi, i sqaronte lopës rregullat e luftës dhe ‘koprifokos’ të cilat duhet ti zbatonte edhe pse ishte lopë, dhe si argument i sillte gomarin e Shazos që e kishte vrarë patrulla gjermane, se kishte bërë të njëjtin faj. Dhe ky është ndryshimi i dytë, policia e Liderit nuk do të na vrasi si gomarin e filmit, por thjeshtë do të na fusi në burg.

Përveç projeksionit të të kaluarës në të kaluarën, sikurse ishte filmi ‘Mëngjese Lufte’, i cili është gjithashtu projeksioni i së kaluarës në të sotmen, sepse përgjatë kësaj ‘koprifuokos’ së sotme ky film transmetohet gjerësishtë nga TV të ndryshme, më ndodh edhe projeksioni i të sotmes te e kaluara. Njësoj si në të kaluarën, kur një nga udhëheqësit dilte e na shpjegonte fitoret tona të jashtme ndaj imperializmit dhe social-imperializmit, dhe të brendshme në realizimin e planit të grurit me 121 %, edhe sot Lideri del e na shpjegon sesa shumë janë infektuar dhe kanë vdekur nga koronavirusi në vende të tjera, dhe sa pak në Shqipërinë që po ndjek planin e tij gjenial.

Për të qenë të drejtë dhe të vërtetë, Prirësi ynë nuk bën krahasime direkte mes vendeve të botës që nuk po zbatojnë regjimin e tij të ‘koprifuokos’ dhe atyre që po e zbatojnë me përpikmëri, sikurse i bie të jetë vetëm Shqipëria. Këtë funksion e ka marrë media klasike dhe moderne, ndërsa raporton përgjatë gjithë ditës statistikat e vendeve të tjera, dhe vetëm një herë në ditë statistikat shqiptare. Edhe këtë në orën që ka vendosur pushteti, dhe vetëm nëpërmjet gojës së tij.

Media shqiptare e sotme, pothuajse njësoj si e kohës së komunizmit, nuk ka pyetje, ajo vetëm transmeton çfarë i thuhet të transmetoj. Sot shqiptarët dinë me saktësi sesa qytetarë të Shba, Italisë, Spanjës, Francës, Gjermanisë e kështu me radhë, janë prekur apo kanë ndëruar jetë ‘në 24 orët e fundit’, por nuk dijnë akoma pse në Shqipëri bëhen kaq pak teste? Pse në Shqipëri mjekët vetëm shërohen nga koronavirusi, por asnjëherë nuk sëmuren prej tij? Pse pasja apo mos pasja e lejes nga pushteti për të dalë na mbron nga koronavirusi? Apo, me cilin shtet tjetër janë të ngjashme dhe me cilin jo, kufizimet dhe shtrëngimet që Prirësi i ka vendosur nënshtetasve të vet?

Në fund, çështja e çështjeve, ajo për të cilën duhet të kemi patjetër një përgjigje, sepse edhe Shazos do ja thonin pse ja vranë gomarin, nëse do ti kishte pyetur gjermanët. Mos vallë kjo mënyra e Prirësit tonë për menaxhimin e pandemisë do na mbaj në këtë gjendje për vite të tëra?

Nëse ne po prekemi mesatarisht nga 20 veta në ditë, dhe në të njëjtën kohë duhet të imunizohemi në masën 60-70% të popullsisë që virusi korona të largohet, atherë me rregull treshi i bie se na duhen edhe 100 mijë ditë. Edhe po ti heqim dy zero këtij numri, meqë shumë e kanë kaluar dhe do ta kalojnë ‘pa e marr vesh Prirësi’, sepse nuk kanë shfaqur simptonat dhe në këtë kuptim nuk ju është bërë testi, duhen edhe 3 vjet që virusi të shkatërohet. Dhe kjo, ndryshe nga të tjerat, nuk është për të qeshur por për të qarë, sepse studimet mbi burgjet tregojnë se vetëm tre vitet e para e përjeton burgun si burg, më tej të kthehet në një stil jetese të cilin e ke të vështirë ta ndryshoh.

gentiankaprata.blogspot.com

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook