Lidhu me ne

Aktualitet

Pandemia nuk mund të vrasë shpresën

Jordan Jorgji – Pedagog i politikës evropiane dhe ndërkombëtare në Universitetin Fan S. Noli, Korçë

Kur pjesa më e madhe e popujve është kyçur prej javësh në karantinë me shpresën se virusi do të largohet përfundimisht së shpejti, kanë nisur përpjekjet për daljen e vaksinës shpëtonjëse. Është e tepërt të flasim për ndikimin që virusi ka në jetën ekonomike, politike, e mbi të gjitha në marrëdhëniet shoqërore. Ajo që vihet re gjatë kësaj pandemie, ashtu si edhe në momentet e tjera kritike për njerëzimin gjatë të kaluarës, është përplasja midis dy rrymave të botëkuptimit dhe të praktikave që ndiqen. Nga njëra është pragmatizmi; nga ana tjetër shpresa për përmirësimin e mundshëm të shoqërive. Të dyja nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, përkundrazi, e plotësojnë atë. 

Siç është theksuar nga përfaqësues të realizmit në mendimin politik, Thukidhidhis, Makiavelli, Hobes e të tjerë, natyra instiktive e qenies njerëzore e detyron këtë të fundit të jetojë dhe të përmirësojë jetesën e vet nëpërmjet forcës që disponon, ose që synon të akumulojë rreth vetes. Paralelisht, duke qene se njeriu nuk pasqyron vetëm instinktin e tij primitiv, por ka gjithashtu nevojë të jetojë së bashku me të tjerë, atëherë forcën dhe prestigjin e realizon në kuadrin e kolektivitetit ku ai bën pjesë, qoftë kjo familja, fisi, raca apo dhe vetë shteti. 

Në aspektin e politikës globale menaxhimi i pandemisë nuk është gjë tjetër veçse – ose është mbi të gjitha – ilustrim i konkurrencës globale ndërmjet Perëndimit dhe Kinës. Një përplasje qytetërimesh ku uniforma e lojtarëve nuk është kultura apo feja, por ndikimi që ata ushtrojnë,apo synojnë të ushtrojnë, në nivel rajonal dhe global. Si rezultat, shtetet e tjera, të mëdha apo të vogla, pritet të konfirmojnë pozicionimin e tyre në tablonë e re gjeopolitike, ku SHBA-të si superfuqi do të duhet të bashkëjetojnë me Kinën dhe Rusinë. 

Një dinamikë e ngjashme asimetrike dhe policentrike ndodh edhe në politikën e brendshme të shtetit-komb, edhe pse këtu ekzistojnë ligjet, hierarkia dhe monopoli i dhunës fizike. Ndonësejemi të barabartë përpara ligjit, në përputhje me kushtetutat kombëtare dhe ndarjen e pushteteve,në demokracitë e sotme liberale mbetemi akoma të brishtë në pabarazinë tonë përpara mundësive. Kjo dukuri nuk vihet re vetëm në Shqipëri, por ekziston edhe në vendet më demokratike të botës. Ekziston edhe në gjirin e Bashkimit Evropian, një kampion global i demokracisë, ku shumë nga qytetarët Evropianë ndjehen sot të pa përfaqësuar politikisht, dhe për fat të keq reflektojnë ndjenja antidemokratike karshi kategorisë më të brishtë: imigrantëve.  

Me fjalë të tjera, i forti (mbi)jeton dhe mbretëron, i dobëti mezi e shtyn muajin, kurse i mesmi mund të blejë e shumta një shtëpi banimi dhe të lajë kredinë e marrë përgjatë tridhjetë viteve tëardhshme. Ky shtresëzim, që ngjason me shtresëzimin marksist por nuk është i tillë, do të vazhdojë të ekzistojë dhe të bëhet akoma më i dukshëm për shkak të zhvillimit aspak harmonik të ekonomisë dhe të kufizimit të shtetit social. Për pasojë kufizohet edhe përfaqësimi politik i qytetarëve. Në politikën e brendshme do të vazhdojë të ekzistojë polemika ndërmjet demokracisë si procedurë dhe demokracisë si praktikë, në mënyrë të ngjashme me shtetet-kombe, ku drejtuesit e të cilëve përpiqen ti kthejnë krizat në shanse duke i shërbyer interesit kombëtar. 

Rryma e dytë është shpresa për reflektim. Kujdes, nuk bëhet fjalë për një idealizëm pa këmbë në tokë, në formën e partizanëve të së kaluarës, të cilët në përpjekje për të ndryshuar fatin e botës, arritën të forconin pushtetin totalitar dhe dhunën. Shpresa për reflektim lidhet me të gjitha ato mendime që na kaluan ndër mendje këto kohë gjatë qëndrimit në karantinë. Lidhet me të gjitha ato ndjenja që përshkuan shpirtin njerëzor kur u dëgjuan bombardimet e Luftës së Dytë Botërore dhe u dëshmua shkatërrimi i qyteteve. E thënë ndryshe, të reflektojmë do të thotë të bëhemi më njerëzorë, qoftë në jetën e përditshme me veten tonë dhe me njëri-tjetrin, qoftë në organizimin e pushtetit politik, e më tej në përfaqësimin e shteteve. 

Janë gjëra të thëna shumë herë. Është nevoja për reduktimin e konsumatorizmit ekstrem në jetën e përditshme dhe në jetën politike. Nevoja për të respektuar ligjet e shtetit, por edhe për të kërkuar të respektohen të drejtat e qytetarit. Nevoja që së bashku me ne, të legjitimuarit nga ne të ndërtojnë demokraci funksionale dhe ekonomi më humane. Nevoja që shtetet të investojnë në zhvillimin e qëndrueshëm, në zhvillimin e teknologjisë, të armatimit, të ekonomisë, por edhe të mjekësisë parandaluese dhe asaj trajtuese. Nevoja që shteti të jetë më social me qytetarin dhe më miqësor me ambientin. Nevoja që prioritetet ekonomike të vendosen së bashku, ashtu si edhe koordinimi për menaxhimin e situatave kërcënuese që prekin më shumë se një shtet të vetëm, siç janë fatkeqësitë natyrore, krizat demografike, varfëria dhe frika. 

Siç u tha në fillim të shkrimit, të gjitha këto nuk e zëvendësojnë pragmatizmin, por e bëjnë atë më human. E bëjnë më vital sepse edhe kohezioni shoqëror bëhet më i qëndrueshëm. Pandemia nuk mund ta vrasë shpresën. Shpresa mund të venitet vetvetiu përsëri, për shkak të mbizotërimittë instinktit, të egos së gjithsecilit.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix11 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske12 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore12 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet16 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook