Kryesore
Rama nuk e karantinon dot opozitën
Opozita nuk do të heshtë asnjë ditë, sepse ky uzurpues i çdo lirie njerëzore nuk e karantinon dot opozitën në këtë vend.
Nga Mesila Doda
Edi Rama pasi uzurpoi Partinë Socialiste, Parlamentin, Gjykatat që janë dhe s’janë, Prokurorinë, Pushtetin Lokal, Mediat, Tërmetin dhe Koronavirusin…
Pasi bleu zgjedhjet dhe kreu procesin më të turpshëm në historinë politike të pluralizmit në vend me zgjedhje njëpartiake…
Pasi e goditi, poshtëroi, e përzuri, e denigroi çdo ditë opozitën, sot kërkon ta marrë dhe atë nën sqetull…
Sot, është koha që të bëhet politikë e të bërtitet fort për makutërinë dhe gënjeshtrën që po e vdesin çdo ditë këtë vend nga kjo bandeë hajdutësh.
Opozita nuk do të heshtë asnjë ditë, sepse ky uzurpues i çdo lirie njerëzore nuk e karantinon dot opozitën në këtë vend.