Lidhu me ne

Kryesore

Mendime të vogla: numrat e mjerë të ndihmës ekonomike të qeverisë


Është fond minimal, plotësisht i përballueshëm nga buxheti, pa patur nevojë për të marrë borxh, vetëm duke shkurtuar aktivitete e shërbime të panevojshme.

Nga Neritan Sejamini

Mendime të vogla: numrat e mjerë të ndihmës ekonomike të qeverisë

Neritan Sejamini

Qeveria ka vendosur një sërë masash të reja për të lehtësuar pasojat ekonomike të krizës së koronavirusit: do t’u japë 176 mijë individëve që kanë humbur rrogën një pagesë të vetme prej 40 mijë lekë (rreth 320 euro); një garanci 15 miliardë lekë garanci për hua zhvillimore.

Si duhen gjykuar e gjithë ndihma e deritanishme? Në dy kritere: si krahasohet ajo me mundësitë e qeverisë, dhe sa mund t’i arrijë ajo qëllimet për të cilat po jepet.

Sa shumë para po jep qeveria?

Në total me të dy paketat, qeveria do japë 13,5 miliardë lekë (rreth €108 milionë) për rrogat e humbura dhe 4,5 miliardë lekë (€36 milionë për shëndetësinë dhe ndihmë për shtresat në nevojë—16 miliardë lekë ose rreth €144 milionë euro në total.

Kjo shumë është sa rreth 2,87 për qind e buxhetit të vitit 2020 ose 0,97 për qind e prodhimit të përgjithshëm të vendit (në nivelin e vlerësuar për vitin 2019).

Është fond minimal, plotësisht i përballueshëm nga buxheti, pa patur nevojë për të marrë borxh, vetëm duke shkurtuar aktivitete e shërbime të panevojshme.

Sa për ide krahasuese, fondi buxhetor i shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes (pa rrogat) është 50 miliardë lekë për vitin 2020—mbi tre herë më i lartë se fondi i deritanishëm për krizën e koronavirusit.

Qeveria ndërkohë ka marrë hua dhe ndihmë për krizën. Vetëm dy javët e fundit, ajo ka marrë €1o0 milionë euro borxh nga publiku, duke shitur bono thesari; €174 milionë hua nga FMN-ja dhe €50 milionë ndihmë falas nga BE-ja—në total €324 milionë, €274 milionë hua dhe €50 milionë falas.

Gati gjysma e €108 milionë që qeveria do japë për rroga do të kompensohen nga ndihma e BE-së (nuk ka rëndësi se €50 milionët e saj mund të përdoren direkt për tjetër nevojë).

€93 milionët e mbetura nga totali i të dy paketave—€58 milionë nga totali i pagesave për rroga dhe €35 milionë për shëndetësinë dhe mbështetjen sociale—mund të paguhen nga dy huatë e mësipërme.

Kjo do të thotë se qeveria mund të paguajë çfarë ka premtuar në të dyja paketat dhe do t’i mbeten €181 milionë të tjera vetëm nga fondet e marra këto dy javë nga publiku, FMN-ja dhe BE-ja.

Po lë mënjanë në këtë vlerësim, €105 milionë të tjera që BE-ja ka dhënë Shqipërisë për pasojat e tërmetit—në fakt vetëm me fondet që po merren nga BE-ja kompensohen thuajse të gjitha pageset që qeveria ka bërë deri më sot për koronavirusin dhe tërmetin bashkë.

Për ta mbaruar këtë vlerësim shifrash, qeveria ka premtuar 15 miliardë lekë (rreth €120 milionë) garanci sovrane për huatë nxitëse për bizneset (po e anashkaloj pagesën e interesit që është ende e paqartë).

Por qeveria nuk ka nevojë të bllokojë apo angazhojë fonde konkrete për të dhënë garancinë sovrane. Edhe pse kjo shumë do të llogaritet në borxhin e publik, efekti i saj në buxhetin e këtij viti është zero—në varësi të kohëzgjatjes, periudhës fillestare të mospagimit, dhe nivelit të moskthimit në të ardhmen të huave nga bizneset, do të vendoset ndikimi i garancisë buxhetin e viteve të ardhshme.

Garancia e parë prej 100 miliardë lekësh për huatë e biznesit të madh për rroga ishte dështim, ndaj nuk po ndalem në të.

A do të arrijë kjo ndihmë qëllimin ndihma e dhënë?

Angazhimi i mangët financiar i qeverisë bëhet më i dukshëm nëse vlerësohet ndikimi i mundshëm i ndihmës së angazhuar: sa e lehtëson ajo gjendjen e familjeve dhe sa mund t’i ndalë ajo pushimet masive të punonjësve?

Chuck Schumer

Komisioni Evropian kërkon ndryshimin e ligjit të teatrit

Nga

Po e filloj  nga e dyta. Në mënyrë paradoksale, ndihma prej 40 mijë lekë do të jepet vetëm për punonjësit e bizneseve të mëdha tw pushuar nga puna. Nëse bizneset nuk i pushojnë punonjësit, duhet t’ua paguajë vetë rrogat—ky është stimul negative: bizneseve do t’u interesojë t’i pushojnë njerëzit nga puna, aq më tepër që me këtë nivel papunësie rimarrja në punë është e lehtë.

Në fakt, një pagesë e vetme 40 mijë lekë për 176 mijë të punësuar nuk garanton qendrimin e askujt në punë—kjo shumë është thjesht sa një rrogë mujore (përfituesit janë të detyruar të paguajnë edhe rreth 8 mijë lekë në muaj sigurime shoqërore), ndërkohë që shumë biznese do të vuajnë për shumë muaj pasojat e krizës.

Turizmi dhe sektorët e lidhur me të kanë humbur punën apo të ardhurat e gjithë vitit; fasonët kanë humbur punën e një pjesë të madhe të vitit; është e arsyeshme të thuhet se thuajse të gjitha bizneset nuk do të arrijnë të fillojnë ngritjen para shtatorit—rënia e fuqisë blerëse të njerëzve dhe sezoni i verës janë faktorë negativë për shumë aktivitete ekonomike.

Në këto kushte mund të thuhet me siguri se një pagesë e vetme 40 mijë lekë për punonjës nuk do mund të ndalë pushimet masive nga puna.

Sa i përket lehtësimit të jetesës, 40 mijë lekë natyrisht është më shumë se asgjë—për disa familje ajo mund të jetë diferenca mes urisë dhe mbijetesës. Por kjo shumë nuk do të mund shmang varfërinë në shumicën e familjeve shqiptare të cilët do të mbeten pa asnjë të ardhur për disa muaj rresht.

Si rezultat, Shqipëria do të ndeshet me një nivel të rritur të varfërisë dhe pasojave të saj dhe me rendiment të ulët ekonomik.

Mendime të vogla

Qeveria po tregohet e kursyer në mënyrë të paarsyeshme, çfarë mund të sjellë më shumë pasoja për njerëzit, ekonominë dhe vetë financat publike në përiudhën afatmesme.

Është e vërtetë se ajo po pret që të bien të ardhurat buxhetore pasi aktiviteti ekonomik i vendit do të tkurret këtë vit—FMN parashikon rënie 5% të ekonomisë.

Por qeveria mund të lirojë dhe sigurojë para. Ajo mund të ndërpresë apo ulë shpenzimet joproduktive, jo të domosdoshme për të kompensuar rënien e të ardhurave.

Mbi të gjitha, ajo mund dhe duhet të marrë borxh.

Qeveria ka mundësinë dhe duhet të sigurojë të paktën €1,5-2 miliardë hua apo ndihma për lehtësimin dhe nxitjen e ekonomisë.

Dhe duhet ta bëjë menjëherë—nëse nuk e bën tani, pas pak muajve apo javëve do të jetë vonë. Humbjet në ekonomi në 1-2 vitet e ardhëshme do të jenë shumë më të mëdha se kursimet e këtij viti.

Ekonomia vepron me stimuj dhe varet snga faktorë psikologjikë—biznesi duhet ta dijë sot se çfarë ndihme do të marrë dhe cili është plani ekonomik i qeverisë.

Prandaj, garantimi me çdo kusht i ruajtjes së rendimentit ekonomik dhe rindezjes së shpejtë të ekonomisë duhet të dominojë mbi instiktin për menaxhimin mediokër të financave publike të këtij viti.

I shtrenjtë në krunde, i lirë në miell—është qasje e gabuar për ekonominë në krizë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Aktualitet23 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar1 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar1 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore1 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook