Lidhu me ne

Kioske

30 aplikacionet që duhet të fshini nga iPhone juaj

30 aplikacionet që duhet të fshini nga iPhone juaj

iPhone është një nga smartfonët më të njohur në botë, por një raport i ri mund t’ju bëjë të rishikoni aplikacionet që keni instaluar.

Sipas Mirror, studiuesit nga Sophos Labs po nxisin përdoruesit e iPhone të fshijnë 30 aplikacione, të cilat mund t’i zhvasin. Këto aplikacione përdorin “fleeceware”, një teknologji që paguan abonime të shtrenjta për përdoruesit, të cilët nuk janë në dijeni.

Në një blog në lidhje me zbulimet, Sophos shpjegoi: “Në këtë raund të fundit të studimit, kemi zbuluar më shumë se 30 aplikacione, të cilat i konsiderojmë “fleeceware” në App Store. Shumë prej këtyre aplikacione mund të tarifojnë shifra si 30 Dollarë në muaj ose 9 Dollarë në javë, pas një periudhe prove 3 deri në 7 ditë. Nëse dikush do të vazhdonte ta paguante abonimin për një vit, do të kushtonte përafërsisht 360 Dollarë ose 468 Dollarë për një aplikacion”.

Shumica e aplikacioneve të identifikuara nga studiuesit janë për përpunimin e fotografive, horoskopin, parashikimin e së ardhmes, filtra për fytyrën, skanimin e barkodeve etj.

Pavarësisht faktit që shumica e tyre janë reklamuar në App Store si falas, u zbulua se i ngarkonin përdoruesve tarifa të mëdha. Këto aplikacione fillimisht paraqesin njoftimin për provë falas (free trial), por përdoruesi duhet të vendosë detajet e kartës së tij. Në disa raste, shumica e karakteristikave të dobishme të aplikacionit do të përdoren vetëm nëse abonoheni.

Ndërsa studiuesit janë përqëndruar te aplikacionet e iOS në këtë studim, ata paralajmërojnë se shumë aplikacione të ngjashme me “fleeceware” janë të pranishme edhe në Google Play Store.

Studiuesit i kërkojnë publikut të tregohen vigjilentë ndaj aplikacioneve që instalojnë në celularët e tyre.

Por cilat janë këto aplikacione?

  • Seer App:Face, Horoscope, Palm
  • Selfie Art – Photo Editor
  • Palmistry Decoder
  • Lucky Life – Future Seer
  • Life Palmistry – AI Palm & Tag
  • Picsjoy-Cartoon Effect Editor
  • Aging seer – Faceapp,Horoscope
  • Face Aging Scan-AI Age Camera
  • Face Reader – Horoscope Secret
  • Horoscope Secret
  • CIAO – Live Video Chat
  • Astro Time & Daily Horoscope
  • Video Recorder / Reaction
  • Crazy Helium Funny Face Editor
  • Banuba: Face Filters & Effects
  • QR Code Reader – Scanner
  • QR Code Reader & Barcode PRO
  • Max Volume Booster
  • Face Reading – Horoscope 2020
  • Forecast Master 2019
  • mSpy Lite Phone Family Tracker
  • Fortunescope: Palm Reader 2019
  • Zodiac Master Plus – Palm Scan
  • WonderKey-Cartoon Avatar Maker
  • Avatar Creator – Cartoon Emoji
  • iMoji – Cartoon Avatar Emojis
  • Life Insight-Palm & Animal Face
  • Curiosity Lab-Fun Encyclopedia
  • Quick Art: 1-Tap Photo Editor

Nëse keni një nga këto aplikacione në iPhone-n tuaj dhe doni të ndërprisni abonimin,duhet të veproni si më poshtë:

  • Hapni parametrat e aplikacionit (Settings)
  • Shkruani emrin tuaj dhe klikoni abonimin (Subscriptions)
  • Klikoni abonimin që doni të ndryshoni
  • Zgjidhni një opsion tjetër abonimi ose shtypni anulimin e abonimit (Cancel Subscription). Nëse nuk e shihni këtë opsion, atëherë abonimi është anuluar dhe nuk do të rinovohet.
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix15 minuta më herët

Threads: 20 milionë përdorues aktivë mujorë

Mark Zuckerberg njoftoi se Threads ka arritur 20 milionë përdoruesve aktivë mujorë që nga dhjetori 2024. Mark Zuckerberg, CEO i...

Radar18 minuta më herët

Kuvendi i errësirës

Nga Irena Beqiraj Kur Helena Kaçe e Partisë Socialiste tejkaloi Lenka Cukon e Partisë së Punës duke thënë që: “E meta...

Mix3 orë më herët

Pse (edhe këtë “Big Brother”) Luizi nuk po zbret nga froni

Teksa “lundrojmë” si zakonisht në rrjete sociale dhe kryesisht TikTok, kemi vënë re një nostalgji që duket se ka kapluar...

Mix3 orë më herët

Asnjëherë mos i thoni këto gjëra një Ujori!

Ujori është një shenjë që ka një këndvështrim shumë pozitiv, por janë disa gjëra që ndyshojnë drejtpërdrejt humorin e tyre...

Mix3 orë më herët

14 ushqime të pasura me hekur për të luftuar lodhjen

Marrja e mjaftueshme e hekurit përmes ushqimit është thelbësore për trupin tonë. Hekuri ndihmon në transportimin e oksigjenit, rrit energjinë,...

Temporal4 orë më herët

Ta ngremë nga një gotë për të gjitha kafenetë!*

Nehat Islami Pushtetit të ri, pas përmbysjes së Klanit të Bashir Asadit, po i vjen edhe një fuqi shtytëse në...

Mix4 orë më herët

Shenjat e horoskopit që preferojnë të veshin vetëm rroba të zeza

Shumë shenja të horoskopit kanë preferenca të ndryshme për ngjyrat, por disa janë më të prirura të preferojnë ngjyrën e...

Mix4 orë më herët

Kujdes nga lagështira e tepërt ose mungesa e saj në shtëpi, këto janë efektet negative për shëndetin

Tashmë që stina e dimrit po vjen, mënyrat e ngrohjes edhe pak kohë do të gjejnë përdorim, ndaj duhet të...

Mix4 orë më herët

Kjo është lista e fituesve të Grammy Awards 2025

Çmimet e 67-ta Grammy Awards u mbajtën natën e kaluar në Los Anxheles me mikpritës Trevor Noah. Për veshjet më...

Kryesore4 orë më herët

Jorida Tabaku: Pyetjet të cilave s’u përgjigjet dot Rama

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se ekonomia shqiptare nuk është në lulëzim, siç pretendon Qeveria, duke theksuar se...

Facebook