Aktualitet
OBSH: Vetëm vaksina mund t’i japë fund koronavirusit
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se vetëm një vaksinë efektive kundër koronavisurit, mund ta ndërpresë plotësisht përhapjen e sëmundjes në gjithë botën.
Shefi i OKB-së, tha se “lidhjet globale”, nënkuptojnë se rreziku i ringjalljes së virusit do të mbetet prezent.
“Në fund të fundit, zhvillimi dhe shpërndarja e një vaksine të sigurt dhe efektive do të jetë e nevojshme për të ndërprerë plotësisht transmetimin”, tha ai
Shumica e ekspertëve thonë se një vaksinë, që u jep njerëzve imunitetin ndaj koronavirusit, nuk do të zhvillohet dhe prodhohet në masë për të paktën një vit.