Kryesore
Shkencëtarja Eriona Heta flet për covid -19, tregon edhe për njeriun e afërt që humbi nga koronavirusi
“Para disa ditësh mediat shpërndanë një lajm të humbjes së pacientes së parë në Shkodër. Ajo është halla ime e nderuar një nënë e madhe, prandaj dua të shpreh ngushëllime për të gjitha familjet që kanë humbur të afërmit nga COVID -19, gjithhashtu edhe për të afërmit e mi, që për shkak të situatës së krijuar nuk mund të bënim një ceremony, por sa të mbarojë do gjejmë mënyrën për t’i bërë respektin ashtu si i takonte”, tha Heta.

Eriona Heta, një shkencëtare shqiptare e mjekësisë molekulare, që jeton dhe punon në Gjermani, tha në një lidhje në emisionin “Opinion” se disa ditë më parë, ajo humbi nga koronavirusi hallën e saj, ndërkohë që një tjetër e afërme ndodhej në spital duke marr kurim, e prekur nga COVID-19.

Heta tregoi, se halla e saj jetonte në Shkodër dhe ndër të tjera, keqardhja e familjes lidhej me faktin, që nuk mundën të kishin një ceremoni të përcjelljes në banesën e fundit.