Kryesore
“Kone, lehi shefit tënd sepse njerëzit nuk hanë më deklarata!”: Duka shpërthen kundër Braçes
Vonoi disi, por reagimi i Presidentit të FSHF-së Armand Duka kundër zv/kryeministrit Erion Braçe ka qenë i ashpër, me tone përcmuese dhe fyerje. Gjithcka nisi ka dalja e fundit e Braces i cili ngarkoi me përgjegjësi FSHF-në për të ndihmuar financiarisht klubet e futbollit, në lidhje me krizën ekonomike që ka shkaktuar koronavirusi. Zv/kryeministri përmendi 8 milionë eurot e shpenzuar pëqr kompleksin e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke e akuzuar personalisht kreun e institucionit që drejton futbollit për informalitetin e klubeve shqiptare.
“Kone, lehi shefit tënd sepse njerëzit nuk hanë më deklarata” është konkluzioni i një postimi në faqen personale të Facebook të Dukës, që e ka konsideruar këtë një cështje personale dhe jo institucionale, duke lënë jashtë kësaj përplasje FSHF-në.