Lidhu me ne

Kryesore

Pa testime të mjaftueshme qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës po dështojnë në luftën kundër koronavirusit

NgaAdri Nurellari

Pa testime të mjaftueshme qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës po dështojnë në luftën kundër koronavirusit

Një ndër dështimet kryesore të deritanishme të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në luftën kundër virusit është padyshim niveli i ulët i testimit. Përveç distancimit social, një ndër rekomandimet kryesore të Organizatës Botërore të Shendësisë (OBSH) për të luftuar pandeminë e koronavirusit është organizimi i sa më shumë testeve.

Drejtori i përgjithshëm i kësaj organizate deklaroi dy javë më parë se “Ne kemi një mesazh të thjeshtë për të gjitha shtetet: Test, test, test,”. Si pas tij shtetet duhet të bëjnë sa më shumë teste masiv e etë shpeshta sepse kjo pandemi nuk mund të luftohet me sy mbyllur.

OBSH e ka konsideruar tamponin e testit si “shtyllën kurrizore të ndalimit të përhapjes” së pandemisë dhe është e alarmuar se shumë shtete nuk po bëjnë mjaftueshëm prandaj edhe ka dërguar 1.5 milionë teste në 120 vende.

Praktikat e shteteve që janë treguar të suksesshme me pengimin e përhapjes së koronavirusit si dhe institucionet dhe ekspertët më në zë të botës po thonë se është thelbësore që sa më shumë njerëz të bëjnë analizat. Sipas tyre izolimi mund të ndikojë në ndalimin e shpërndarjes dhe në mos infektimin e qytetarëve por për ti dhënë fund kësaj pandemie të gjitha shtetet duhet që të bëjnë sa më shumë teste dhe më pas të izolojnë e trajtojnë këdo që është zbulohet se është i infektuar.

Këtë strategji e ka përdorur me sukses Korea e Jugut e cila për të frenuar epideminë ka bërë 455 032 teste në total ose 8840 për 1 milionë banorë. Këtë masë e kanë marrë shumë seriozisht shumë vende të cilat kanë nisur fushata masive të testimit. Kështu për shembull Estonia ka bërë 14 375 teste për 1 milionë banorë, Austria 11803, Norvegjia 11410, Gjermania 11 127 etj.

Në këtë aspekt, rajonin e Ballkanit e dominon Sllovenia me 11127 teste për banorë ndërkohë që shtetet shqiptare, Shqipëria e Kosova qendrojnë në fund të listës. Sipas të dhënave të djeshme të faqes zyrtare të Qeverisë së Shqipërisë, deri dje janë bërë 2247 teste që pjestuar për 2.863 milionë banorë i bie 784 teste për milionë banorë.

Sipas informacioneve të nxjerra prej Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike nga data 08.02.2020 deri me 04.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në janë testuar gjithsej 1.871 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 që pjestuar me 1.831 milionë banorë i bie të jetë 1.022.

Fatmirësisht shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë në një gjendje më të mirë sepse ky shtet ka bërë deri dje 2362 teste për milionë de në nivel jo të keq janë edhe shqiptarët e Malit të Zi ndërkoë që ky shtet ka bërë 1899 teste për milionë banorë. Me keq se Kosova është Serbia dhe për rrjedhojë edhe bashkombasit tanë në Luginën e Preshevës.

Sipas të dhënave Institutit Torlak ka testuar deri dje 6.401 që duke pasur parasysh se popullsia e Serbisë është 7.02 milionë përkthehet në 911 teste për milionë banorë. Megjithatë faktikisht ky numër duhet të jetë edhe më i vogël sepse qindra prej këtyre testeve janë bërë për serbët e Kosovës duke qenë se strukturat shëndetësore të Beogradit janë lejuar të hyjnë e veprojnë masivisht edhe në Kosovës.

Fatmirësisht investimet e mëdha që janë bërë në fushën e shkencës dhe teknologjisë nëpër botë për sa i përket koronavirusit, ka bërë që çmimi i tamponëve të testeve të ulet shumë e aktualisht të jetë diku tek 20 euro.

Prandaj qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës nuk duhet të humbasi më kohë, por të ndërmarri një fushatë masive gjithëpërfshirëse për testimin për koronavirusin, duke nisur fillimisht me vatrat kryesore të infeksionit. Popullsia shqiptare është relativisht e re, në Kosovë është mosha mesatare 29.6 dhe Shqipëri 36.4.

Tashmë dihet mirë që një pjesë e të rinjve e kalojnë këtë sëmundje pa e kuptuar duke mos pasur asnjë simptomë të theksuar prej saj e për rrjedhojë nuk raportojnë tek mjeku e nuk shkojnë të testohet. Ky fakt është një ndër shpjeguesit të numrit relativisht të ulët të infektimit në Kosovë e Shqipëri.

Mirëpo edhe pse vetë mund të mos lëngojnë nga kjo sëmundje të rinjtë mund të jenë bartës dhe përhapës të saj tek njerëz me imunitet të brishtë dobët apo me probleme të tjera shëndetësore. Prandaj pa u testuar masivisht do vazhdojmë të jemi të rrezikuar sepse nuk do kuptohet kurrë mirë kush është i infektuar dhe meriton të izolohet që mos të përhapi më tutje virusin.

MË TEPËR

Mix46 minuta më herët

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një analizë gjaku ose derisa...

Mix48 minuta më herët

Tensioni i lartë i gjakut shkatërron shëndetin në heshtje

Me sa duket i padukshëm, tensioni i gjakut mund të jetë një tregues kyç i shëndetit tonë. Kur është brenda...

Mix50 minuta më herët

Jennifer Lawrence: Depresioni pas lindjes të izolon

Për rolin e saj të ri në filmin “Die, My Love” të Lynne Ramsay (“We Need to Talk About Kevin”)...

Mix52 minuta më herët

Kush është Johannes Pietsch

Johannes Pietsch fituesi i Eurovision 2025, i njohur dhe me emrin e artit JJ, ka lindur më 29 prill 2001....

Radar56 minuta më herët

Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të...

Mix57 minuta më herët

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në...

Kritike59 minuta më herët

Media që turren drejt kronikës së zezë vetëm që të marrin klikime!

Në radion “Europa e Lirë” është botuar një shkrim që u bën thirrje njerëzve të medias, të mos turren drejt...

Mix1 orë më herët

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit...

Mix1 orë më herët

Nga antioksidant në antibakterial, pse mjalti është një superushqim

Mjalti mbetet gjithmonë superushqimi ynë. Sot, më 20 maj festohet Dita Botërore e Bletëve, e themeluar në vitin 2017 nga...

Mix1 orë më herët

Dua Lipa kalon Taylor Swift, shpallet artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

Ka ndodhur një ndryshim i madh në fronin e transmetimeve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Dua Lipa ka mposhtur në...

Facebook