Lidhu me ne

Kryesore

Fjalimi prekës i Mbretëreshës Elizabeta II: Ditë më të mira do të vijnë, ne do të takohemi sërish

Fjalimi prekës i Mbretëreshës Elizabeta II: Ditë më të mira do të vijnë, ne do të takohemi sërish

“Ditë më të mira do të vijnë, ne do të jemi sërish me familjen tonë, me miqtë tanë, ne do të takohemi sërish.”

Me këto fjalë, Mbretëresha Elizabeta II iu drejtua kombit britanik në një mesazh të transmetuar direkt në televizion në lidhje me krizën e koronavirusit. Në fjalimi e saj prekës prej rreth 4 minutash, Mbretëresha iu drejtua popullit me këto fjalë:

 “Së pari, falenderoj të gjithë stafin mjekësor, të gjithë ata që po luftojnë në vijë të parë me koronavirusin. Falënderoj të gjithë ata që po qëndrojnë në shtëpi.

Nëse qëndrojmë të bashkuar, do t’ia dalim. Në vitet në vijim britanikët do të krenohen se si ne ia dolëm. Dhe brezat e ardhshëm do të thonë se britanikët e asaj kohe ia dolën.

Krenaria jonë përfaqëson atë që ne jemi dhe atë që ne do të jemi në të ardhmen.

Duartrokitja e britanikëve për mjekët është simbol i asaj që ne jemi dhe do të jetë simbol për fëmijët tanë.

Vetë-izolimi mund të jetë i vështirë, por ne po zbulojmë se është një mundësi për të ndaluar dhe për të reflektuar.

Ky moment më kujton vitin 1941, kur unë  me motrën time dolëm këtu dhe iu drejtuam fëmijëve britanikë, të cilët u evakuan për sigurinë e tyre. Sot, si atëherë, ne e dimë thellësisht se kjo është gjëja e duhur.

Kjo është ndryshe nga vështirësitë që kemi kaluar. Do ta kalojmë me sukses dhe ky sukses i përket çdonjërit prej nesh.

Ditë më të mira do të vijnë, ne do të jemi sërish me familjen tonë, me miqtë tanë, do të takohemi sërish.

Unë i uroj të gjithëve shëndet!”

Ky është një fjalim shumë i rallë i Mbretëreshës. Gjatë 68 viteve në krye të fronit, ajo i është drejtuar kombit vetëm 4 herë me parë, përveç urimit të Krishtlindjeve: në 1991, gjatë luftës së Gjirit; në vitin 1997, përpara varrimit të princeshës Diana; në 2002, me rastin e vdekjes së Nënës Mbretëreshë; në 2012, për përvjetorin e saj të 60-të në fron.

Kjo është hera e parë që ajo nuk vesh veshjen zyrtare mbretërore.

Në dhomën e regjistrimit ndodhej vetëm një kameraman i veshur me veshje speciale për të mbrojtur Mbretëreshën, e cila është vetë-izoluar.

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore5 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook