Lidhu me ne

Aktualitet

Rama duhet të falenderojë Bashën


Nga Edmond Arizaj

Eshte e tepert qe kryeministri te beje ne keto momente prepotentin dhe provokuesin me kryetarin e opozites. Intervistat, lulet, dafinat, kurorat, yjet, shiritat, piedestalin, i mori te gjitha. Te merituara dhe me falenderimet e shumeve prej nesh brenda dhe jashte Shqiperise. Por nese Rama po ben pune te lavderueshme, po aq persa i takon po ben edhe Basha.

Kryeministri nuk duhet te kete frike se mund te ndaje triumfin me dike tjeter. Por pa dorashkat e detyrueshme, mund te thuhet se Basha eshte duke bere qe nga periudha e termetit, ate qe nuk e ka bere asnje tjeter qe ka qene ne vend te tij si kryeopozitar dikur ne kriza te mprehta. Pra te perfitoje nga situata per interes te tij, a forces politike, madje edhe duke e provokuar me rende. Nuk e beri Berisha ne 1991. As Nano ne 1996-1997. As Berisha ne 1998. As Rama ne 2008 dhe 2011.

Jane vite krizash me vdekur, si ky i tanishmi dhe ai i nentorit, kur ka rreziqe per qytetaret, per sistemin vete. Si valle do vepronte Berisha? Po Nano? Po Rama vete? Do ishin ata kaq “te emancipuar” politikisht sa Basha? Kush e di. Historia flet ndryshe.

Por ama, ne ndryshim nga Basha luftarak i nje viti me pare, ne nje Shqiperi pa krize, sot ne nje Shqiperi krize, me vdekjen qe i rri mbi koke, Basha po tregon veten si drejtues serioz dhe i pergjegjshem. Te mos harrojme se elektorati dhe mbeshtetesit e djathte prej shtate vjetesh ne opozite, jane jo pak here te diskriminuar, te fyer e te neperkembur, e pikerisht per kete jane edhe ekstremiste e pikerisht per kete Basha mund te jete ne presion.

Sipas historise shqiptare te 30 viteve te fundit si dhe notave luftarake e mosbindese qe shihen perdite e qe do shtohen padyshim pas vendimeve per shtyrjen e karantines, Basha do duhej te ishte fryres i merise, nxites i mosbindjes, shkaktar incidentesh, flakevenes i inatit shperthyes. Kushtet jane, dhe te mira madje, sepse ka shume familje ne nevoje, ka shume njerez qe mund te humbasin punen, mijera te tjere me pikepyetjen e madhe te se nesermes dhe keta njerez, apo dhe te tjere, mund te marrin zjarr kollaj, pavaresisht kercenimeve.

Por Basha me stoicizem vazhdon e mbron pozicionin e ndryshem, krejt te ndryshem nga paraardhesit e tij, ate te nje lideri modern, qe kur vendi rrezikon, ai nuk e sheh popullin te ndare, por si nje te tere dhe vazhdon po me stoicizem te jape vetem propozime, e sigurisht me paralajmerimin e ligjshem se gjithcka do kaloje ne site ne kohen e duhur.

Eshte skeme me dy faqe, me te mirin dhe te keqin?! Rendesi ka qe Basha reflekton qetesi. Eshte hera e pare qe nje kryetar opozite nuk e shfrytezon krizen dhe vdekjet. Une besoj, se ky eshte hapi me i madh i Bashes ne sjelljen si lider, jo vetem si kryetar partie. Eshte krejt i ndryshem nga sivellezerit dhe duhet ta falenderoje cdokush ne Shqiperi. Ne Shqiperine qe ne kohe krizash mund te digjet shume kollaj. Madje edhe Rama, nga Olimpi mund ta falenderoje, pa frike se humbet ndonje gjethe nga kurorat e shumta.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix11 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske11 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore11 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet16 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook