Lidhu me ne

Kryesore

Covid 19/ Testimi masiv në vendet e vogla shpëton jetë. Ja shembulli i Islandës

Covid 19/ Testimi masiv në vendet e vogla shpëton jetë. Ja shembulli i Islandës

Ndërkohë që gjithë bota po lufton ndaj përhapjes së koronavirusit Covid 19, Islanda po i bën gjërat pak më ndryshe dhe qasja mund të ketë një impakt më të madh në mënyrën se si e kuptojmë ne virusin.

Ishulli i vogël me 364 mijë banorë po kryen testime masive, testimi përfshin edhe ata që nuk shfaqin simptoma të sëmundjes.

Sipas qeverisë së Islandës, deri më tani ka numrin më të madh të qytetarëve të testuar sesa kudo tjetër në botë.

“Testimi i gjerë ka për qëllim të mbledhë njohuri mbi përhapjen aktuale të virusit në komunitet, pasi  shumica e vendeve testojnë vetëm individët simptomatikë”.

Nga 3,787 individë të testuar në vend, deri tani janë identifikuar pozitiv 218 raste. “Të paktën gjysma e të infektuarve e kanë marrë virusin gjatë udhëtimeve jashtë vendit, kryesisht në zona me rrezik të lartë”, njoftoi qeveria të hënën.

Këto shifra përfshijnë rezultatet e para të testeve vullnetare të personave pa simptoma. Grupi i parë i 1.800 testeve prodhoi 19 raste pozitive.

“Rezultatet e testimeve tregojnë se një pjesë e vogël e popullsisë është prekur nga virusi dhe se rreth gjysma e atyre që testuan pozitivë janë jo simptomatikë”, tha Thorolfur Guðnason, shefi i epidemiologjisë në Islandë. “Gjysma tjetër shfaq simptoma të lehta”.

“Këto të dhëna, në të ardhmen, gjithashtu mund të bëhen një burim i vlefshëm për studime shkencore të virusit”, shtoi ai.

Edhe pse testimi masiv nuk ka gjasa të jetë i realizueshëm në vende më të mëdha, ai ka qenë thelbësor në disa nga zonat më të goditura nga koronavirusi deri më tani. Testimi ka siguruar prova që zbulojnë se një pjesë e konsiderueshme e atyre që preken nga sëmundja nuk kanë simptoma, ose kanë simptoma shumë të lehta dhe sicc konfirmojnë hulumtimet, individët asimptomatikë kontribuojnë në transmetimin e sëmundjes tek një numër shumë i madh njerëzish.

Në qytetin e vogël verior italian të Vo, një prej komuniteteve ku u shfaq për herë të parë shpërthimi i epidemisë, u testua e gjithë popullsia prej 3.300 banorësh. 3% e banorëve rezultuan pozitivë, dhe nga këta, shumica nuk kishin simptoma, thanë studiuesit.

Popullsia u testua përsëri pas një karantinimi dy-javor. Studiuesit zbuluan se transmetimi u zvogëlua me 90% dhe të gjithë ata që ishin akoma pozitivë ishin pa simptoma dhe do të qëndronin akoma në karantinë.

Luca Zaia, guvernatori i rajonit të Veneto u tha mediave italiane këtë javë: “Ne i testuam të gjithë, edhe pse ‘ekspertët’ na thanë se ishte gabim: 3.000 teste. Gjetëm 66 pozitivë, të cilët i izoluam për 14 ditë, dhe pas kësaj 6 prej tyre ishin akoma pozitivë”.

Zaia dëshiron që të zgjerojë testimin masiv, i cili filloi si një masë emergjente në Vo, në të gjithë rajonin. Guvernatori i Venetos i tha gazetës Corriere della Sera se rajoni ka aftësinë të kryejë 20-25 mijë tamponë në ditë.

Një studim i botuar të hënën në revistën Science zbuloi se, për çdo rast të konfirmuar të virusit ka të ngjarë që të jenë 5 deri në 10 persona të tjerë të infektuar në komunitet.

Një raport tjetër i botuar këtë javë thekson se “Analizat e të dhënave nga Kina sugjerojnë që 40-50% e infeksioneve nuk ishin identifikuar si raste”.

Kapaciteti i kufizuar i testimit në dispozicion të qeverive është përqendruar kryesisht në testimin e individëve me simptoma dhe gjurmimin e kontakteve të tyre, por që masa për të ngadalësuar virusin dhe mos mbingarkimin e shërbimeve shëndetësore është testimi i gjithë popullsisë.

Organizata Botërore e Shëndetit ka nxitur vendet që të testojnë më shumë raste të dyshuara. “Nuk mund ta luftoni zjarrin me sy mbyllur dhe ne nuk mund ta ndalojmë këtë pandemi, nëse nuk e dimë se kush është i infektuar”, tha drejtori i përgjithshëm Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus këtë javë. “Kemi një mesazh të thjeshtë për të gjitha vendet: Teste, teste, teste. Testoni çdo rast të dyshuar”.

Dhe qeveritë që luftojnë kundër koronavirusit thonë se testimi i gjerë ka çuar në rezultate thelbësore dhe ka shpëtuar jetë.

Koreja e Jugut, një nga vendet e goditura më keq pas Kinës, vuri shpejt në zbatim regjimin më agresiv të testimit në botë. Vendi tani ka aftësinë të testojë gati 20 mijë njerëz në ditë. Diagnostikimi zgjat 5 deri në 6 orë dhe pacientët zakonisht marrin rezultate brenda një dite.

Ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha, tha për BBC se testimi ishte i rëndësishëm. “Testimi është thelbësor sepse kjo çon në zbulimin e hershëm, ai minimizon përhapjen e mëtejshme dhe trajton shpejt ata që e kanë virusin”, tha ajo. “Ky është çelësi që qëndron pas shkallës së ulët të vdekjeve”. Burimi: Buzfeed.comPërshtati në shqip: Dita

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook