Lidhu me ne

Aktualitet

Çfarë është gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe pasojat e saj?

Çfarë është gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe pasojat e saj?

Në fillim të marsit Shqipëria u godit nga pandemia e koronavirusit, ku u rregjistruan dhe 2 rastet e para. Sot numri i të infektuarve ka shkuar 123 persona, ndër të cilët 5 viktima.

Për këtë arsye, qeveria vendosi të martën në mbrëmje të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e vendit për një periudhë 30 ditore.

Gjendja e fatkeqësisë natyrore ishte ne fuqi deri në fund të marsit në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019. Kryeministri Rama shpalli kë të gjendje më 27 nëntor 2019, Në dhjetor të 2019 parlamenti miratoi zgjatjen me tre muaj të kësaj gjendjeje deri në 30 mars.

Tani kjo gjendje do të shtrihet në gjithë vendin për një muaj.

Çfarë është gjendja e fatkeqësisë natyrore?

Ligji Për Mbrojtjen Civile përcakton se “fatkeqësi natyrore konsiderohen fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me sëmundjet infektive masive, tërmetet dhe dukuri të tjera që ndikojnë në jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.”

Ligjit ngarkon qeverinë me detyrën e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe marrjen e masave përkatëse. Neni 39 i ligjit shprehet:

“Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e vendit.”

Disa nga masat që mund të marrë qeveria gjatë kësaj periudhe janë:

— Organizimin dhe zbatimin e gjendjes së karantinës për popullin.

— Vendosjen dhe zbatimin e masave të veçanta për garantimin dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve në zonat e prekura nga fatkeqësia.

— Organizimin e procesit të eliminimit dhe të groposjes së detyruar të kafshëve dhe të çdo materiali tjetër që përbën burim infeksioni, epidemie masive, ndotjeje masive apo burim radiacioni.

Me shpalljen e gjendjes, qeveria dhe bashkitë kanë detyrim ligjor të kompensojnë të gjithë qytetarët e prekur nga fatkeqësia natyrore. Ky detyrim ligjor është parashikuar në nenin 41 të ligjit:

“Shteti shqiptar përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie.”

Kjo do të thotë se tashmë çdo dëmtim ndaij individëve, bizneseve dhe subjekteve të tjera duhet të komopensohet plotësisht nga shteti.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix11 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske11 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore12 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet16 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook