Kryesore
VIDEO: Ka pesë ditë që ka dhënë urdhër “i madhi”, dola se jam pa bukë
“Ka pesë ditë ai i madhi që ka dhënë urdhër… Kam mbetur pa bukë“, shprehet një e moshuar në debat me punonjësit e Postës Shqiptare.
Në kuadër të izolimit për shkak të përhapjes së koronavirusit qeveria ka bërë apel të gjithë moshës së tretë dhe pensionistëve që të mos dalin nga shtëpia.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat Posta Shqiptare bën me dije se shpërndarja e pensioneve do të bëhet nga Posta nëpër banesa.
Por në realitet nuk ka ndodhur kështu.
Pensionistët kanë thyer karantinën dhe janë dyndur në sportelet e Postës për të kërkuar paratë.
Një zonjë në moshë që shfaqet në videon më poshtë shprehet e revoltuar se nuk mund të presë pa fund.
“Ka pesë ditë ai i madhi që ka dhënë urdhër… Kam mbetur pa bukë“, shprehet një e moshuar në debat me punonjësit e Postës Shqiptare.