Lidhu me ne

Kryesore

Koronavirusi, ose mallkimi i të varfërve… / Artur Zheji

Nga Artur ZHEJI

Mund të vdesin si mizat, të varfërit! Dhe pjesa tjetër e Botës, do bëjë sikur nuk shikon, apo do të ngrejë supet e pandjeshme, edhe kësaj rradhe.
Bëra rrugën Sarandë-Tiranë. Në Sarandë, lashë pas gati qindra puntorë ndërtimi, që vareshin si karkaleca nëpër skelat e shtesave të hoteleve, apo hoteleve të reja, të emrave të përmendur të “turizmit” sarandiot. Pa maska dhe pa doreza. Me siguri ca qindra “pabuksa”, që hidhnin llaç, apo suvatonin dhe punonin skllavërisht, pa mendjen te koronavirusi, por te korja e bukës, që do të dërgonin në darkë në shtëpi… Me siguri të pasiguruar, të nënpaguar dhe me qehajajtë e pronarëve mbi krye, që të zgjojnë që në mëngjes më zërin e tyre të vrazhdë, uluritës, llogarikërkues, nxitës dhe çnjerëzorë… Asnjë rrugë e re në qytetin e 40 Shenjtorëve, vetëm ngushtime të rrugëve të trashëguara prej 50 vitesh, betonim pa kufi dhe gulfatje e detit, në çdo centimetër katror të mundshëm… Por kjo është një çështje tjetër…
Vij në Tiranë, duke tejkaluar me korrektesë, postblloqet si një person mediash TV, që jam.
Duke uruar që policët e rinj dhe sidomos ushtarët përforcues, bij varfanjakësh, bij puntorësh apo bij të ndershmish edhe ata, të kenë ndoshta, ndonjë gjë të ngrohtë për të ngrënë në këtë sforco jashtë kazerme…
Sepse fytyrat e tyre në krye të detyrës, njëkohësisht të kequshqyera dhe verdhacuke, por dhe njëkohësisht dhe mrekullisht shumë serioze, të këpusin shpirtin nga tiparet groposur thellë në zgavra… Sigurisht, tiparet e tyre të varfëra, nën uniformat e gjelbërta, të bien në sy, nëqoftëse je një myslyman i urtë, një i krishterë i devotshëm, apo një mendimtar dhe vëzhgues, mirëfilli i Majtë. Dhe sigurisht, të njejtat tipare, janë të padukshme, për majmunët shpirtlebrozë, gjoja të Majtë, që qeverisin sot e mot, vendin tonë mjeran e oligarkik…
Edhe këta, ushtarë e policë, rojtarë të ligjeve të jashtëzakonshme anti-Epidemike, sigurisht, bëjnë pjesë në hallkën më të pambrojtur të kërcënimit Korona-superStar!
Të gjithë e dinë, edhe ata vetë e dinë, që jeta e tyre është vetëm në duart e Zotit, nëse ka akoma, një Zot edhe për të varfërit në këtë vend të dhjasur nga shpirtrat e pandjeshëm të atyre që na qeverisin dhe që mend plasin nga paraja e madhe që kanë vënë mënjanë, për çmenduri të tyre…
Vij pra në Tiranë dhe më shkon ndërmend të shkoj në një supermarket me logo italiane, me idenë të blej dy-tre gjëra pikante, për të lehtësuar disi, qëndrimin e detyruar në shtëpi, në këtë kohë karantine të detyruar.
Por çtë shoh? Një turmë bythëmëdhenjsh ishin dyndur aty në panik, kishin nxjerrë paratë e shumta dhe blinin pa dhimbje leku, çdo gjë, çdo të mirë e çdo gjë të shijshme të Perëndisë, duke zbrazur krejt dollapët e supermarketit e duke bartur plaçkën që do bluanin më pas, për të mbajtur të paprekur bythëmadhësine e tyre, ndë ca karroca të mëdha, që mend derdheshin nga ngarkesa.
Thashë të bëja ca foto, e t’ja dërgoja kryeministrit tonë të të varfërve, të vetngujuar në bunkerin e frikërave të tij, që porosit popullin pa pushim, për një duarlarje masive, si rrugëshpëtim, nga dështimi kolosal i mjekësisë shqiptare, por mbi të gjitha nga dështimi kolosal, i moralit të shoqërisë shqiptare.
Gjykuar nga teshat e shtrenjta dhe në modë, por të mbajtura në mënyrë të shkujdesur, gjykuar nga përmbajtja e ushqimeve të shtrenjta në karrocat e tyre, dukeshin qartë se ishin fëmijë e nipçe të përkëdhelur, tenderaxhinjsh, pasunarësh e hajnash, me një pordhacllëk të neveritshëm, por në përputhje të plotë me bythëmadhësinë e tyre, po aq të neveritshme.
Se Zoti është me të vërtetë i Madh, ata ushtarë të varfër, bij nënash dhe ata, ishin, apo m’u dukën mua, ku e ku më të pashëm, më fisnikë dhe krejt rrezatues në bukurinë e thjeshtësisë së tyre…
Dhe përsërita përsëri me vete: “Zoti është i madh!”
Sepse Ai, Zoti, ka në duar një Peshore të padukshme dhe përmbys mrekullisht poshtërsinë njerëzore…
Porse, kjo epidemi apo ky mallkim, frikë të madhe kam, se do të kosisë më së shumti, fytyrë verdhët e paushqyer dhe të pambrojtur dhe do të na shtojë këtë rracën e bythëmëdhenjve të neveritshëm, që dukshëm kanë një tub (apo Zorrë) gastro, në vend të Zemrës…

360grade.al

MË TEPËR

Kryesore1 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal20 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar21 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike23 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet23 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske24 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar1 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar1 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar1 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske2 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Facebook