Kritike
Florian Binaj: Media duhet të ndërgjegjësojë, jo të frikësojë
Florjan Binaj ka përcjellë një mesazh të fortë në rrjet, lidhur me situatën aktuale në vend. Ai ka marrë shkas nga emisioni “Open”, për të treguar se fokusi duhet të jetë diku tjetër.
“Janë bërë televizionet si agjenci funerale, japin vetëm numër vdekjesh! Mjaft! Mjaft, sepse përtej statistikave tuaja të ndjekshmërisë, ka pasoja për popullin që ende nuk ka kuptuar se çfarë po ndodh”, ka shkruar ndër të tjera Flori, duke bërë thirrje për qytetarët që të ndërgjegjësohen. “Media duhet të ndërgjegjësojë, jo të frikësojë”, ka shtuar Binaj.
Flori gjithashtu ka theksuar se të gjithë duhet të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së Covid-19, në mënyrë që situata aktuale të ndryshojë sa më shpejtë.