Aktualitet
Aritmetika e gabuar me oraret. / Dr. Ndriçim Ciroka
Nëse në banka do kryejnë punë mesatarisht x persona në 6 ose 7 orë me kufizimin e fundit do detyrohen të bëhen kallaballëk, në 1-2 orë (bankat nga 8 ose 9 deri ne 10).
E njëjta gjë është për faturat e dritave dhe ujit.
E njëjta gjë është për blerjen e çdo nevoje ushqimore në tregje dhe nè markete.
Aritmetika e gabuar me oraret.
Masa shtrënguese e orëve te kufizuara, bëhet shkas per hapjen e covid 19
Masa shtrenguese e kufizimit te orareve per qytetaret ne 06-10 dhe 16-18, aritmetikisht eshte e pa menduar mire.
Natyrisht për shumë masa shtrënguese të marra nga qeveria për të penguar përhapjen e covid 19 kam qene dakord sepse vetëdijesimi i shumë qytetarëve ishte shpërfilles ndaj një rreziku shume të madh si covid 19.
Nga pikëpamja menaxheriale, mendoj se mund të ishin strukturuar më mirë dhe më konçize.
Ajo ç’ka me duket shume urgjente është kufizimi i fundit i orëve në dispozicion të qytetareve për të kryer nevojat ditore. Me anë të nje aritmetike shumë te thjeshtë arsyetimi vijon si më poshtë:
Sepse:
Nëse në banka do kryejnë punë mesatarisht x persona ne 6 ose 7 ore me kufizimin e fundit do detyrohen të bëhen kallaballëk, ne 1-2 ore (bankat nga 8 ose 9 deri ne 10).
E njejta gjë është për faturat e dritave dhe ujit.
E njëjta gjë është për blerjen e çdo nevoje ushqimore në tregje dhe nè markete.
Në farmaci dhe nè qendra shëndetësore, vizita mjeku etj.
Të gjitha keto nevoja dhe shërbime, bëjne që koha e ngushtë e lënë në dispozicion të bëhet shkas për grumbullime dhe kallaballeqe kudo.
Për hir të shendetit publik dhe te miren e çdo kujt rishikojeni vendimin e orarit.