Lidhu me ne

Gatime

Si të marinojmë mishin e qengjit

Si të pjekim mish qengji në furrë

Si të pjekim mish qengji në furrë

Të pjekësh mish në furrë nuk është dhe aq e thjeshtë sa mendohet.
Shpeshherë mishi del shumë i thatë ose i pa pjekur mirë nga brenda.
Për një rezultat sa më të shkëlqyer janë të rëndësishme dy gjëra: temperatura e pjekjes, dhe njomja e tij herë pas here gjatë pjekjes.
Mishi i qingjit për t’u gatuar sa më mirë ka nevoje për yndyrën e tij, por dhe yndyrën që i shtohet për t’u pjekur.
Përbërësit:
2 kg mish qengji
pak rigon
2 thelpinj hudhër
2 gota verë të bardhë
1 gotë vaj ulliri
kripë
piper i zi
një tufë majdanoz
2 kokrra limonë
½ gotë verë e kuqe
Përgatitja:
Pastroni mishin nga dhjami i tepërt. Vendoseni të marinohet të paktën 2 orë para pjekjes me rigon, kripë, piper të zi, hudhrat e qëruara dhe disa degë majdanozi, vaj ulliri dhe verë.
Përzieni mirë që të gjithë përbërësit të bashkohen me njëri tjetrin, mbulojeni enën me qese kuzhine dhe vendoseni në frigorifer. Pas kësaj, hiqni degët e majdanozit dhe kulloni mishin nga lëngu i marinimit.
Ruajeni lëngun mënjanë, do t’ju duhet për ta njomur mishin gjatë pjekjes.
Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 150 ° për rreth 1 orë e pak, por gjatë kësaj kohe njomeni herë pas here me lëngun e marinimit dhe lëng limoni.
Kontrollojeni mbas 1 ore nëse është i pjekur. Nëse ka marrë ngjyrën e kuqerremtë dhe nëse është i shkrifët në përtypje atëherë është gati.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore1 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar1 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore2 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix2 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet2 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore2 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore6 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix6 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix6 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook