Lidhu me ne

Kryesore

“Kemi nevojë për fytyrën humane të shtetit, s’bëhet gjithçka me policë”

“Kemi nevojë për fytyrën humane të shtetit, s’bëhet gjithçka me policë”

Entela Resuli gazeta Dita

Futja e vendit në karantinë të plotë ka nisur të krijojë një gjendje të vështirë për pjesën më të dobët ekonomikisht të familjeve shqiptare.

Sociologu Ergys Mërtiri, i cili kritikon shtrëngimin e masave pa gjetur alternativë për shtresën e varfër.

“Njerëzit kanë nevojë edhe të shohin që shtet me fytyrë humane. Nuk mund ta menaxhosh gjithçka me policë’, thotë Mërtiri në këtë bisedë me gazetaren Entela Resuli.

-Si do e përballojnë ata që nuk kanë mundësi ekonomike, izolimin?

Situata është vërtetë dramatike për ta. Shumë njerëz kanë qenë në kufijtë ekstremë të mbijetesës edhe përpara kësaj ngjarje, jo më tani. Kemi një kategori të madhe njerëzish që ose presin t’iu ndihmojnë, ose e sigurojnë një copë bukë duke shitur diçka në mënyrë ambulante, ose duke mbledhur kanaçe, apo aktivitete të tjera të këtij lloji. Mbyllja e tyre është shkatërruese për ta, pasi ata janë për bukën e përditshme. Ndoshta mund ta kenë vështirë edhe të gjejnë para borxh, për shkak se mund të mos iu japin, duke e ditur që kanë vështirësi t’i kthejnë.

-Çfarë masash duhen të merren dhe si mund të ndihmohen?

Pikë së pari, qeveria ka nevojë të zbusë planin e masave, pasi ka tejkaluar çdo vend tjetër, madje, në disa aspekte, edhe vetë Italinë. Qeveria duhet të mos i pengojë njerëzit të punojnë, sepse kështu po paralizon jetesën dhe po prodhon një problem më të madh edhe se vetë virusi. Përveç kësaj, qeveria ka për detyrë të kompensojë problemet e shkaktuara nga masat, aq më tepër ndaj atyre që luftojnë për mbijetesë. Nuk mund t’iu thuash njerëzve: Qëndroni në shtëpi, dhe të mos bësh asgjë, për t’iu siguruar atyre kushtet e jetesës!

-Si duhet të veproj qeveria për këtë shtresë e cila përveç panikut të koronavirusit, i shtohet edhe stresi i gjendjes ekonomike?

Përveç përkrahjes ekonomike, njerëzit kanë nevojë edhe të shohin që shtet me fytyrë humane. Nuk mund ta menaxhosh gjithçka me policë. Qytetarët kanë nevojë ta ndjejnë shtetin pranë, të shohin që ai kujdeset për ta dhe nuk i lë në baltë. Problemi është se kjo qeveri po tregon rregullisht që nuk i ka në hesap fare qytetarët. Në mënyrë të vazhdueshme ajo di vetëm të nxjerrë plan masash e gjobash dhe asnjë ndihmë apo përkrahje. Kjo natyrisht që e shton gjendjen e pasigurisë, dhe jo më kot, qytetarët e kërkojnë, prej kohësh tashmë zgjidhjen tek emigrimi.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Michelle dhe Barack Obama drejt DIVORCIT?

Në mediet e huaja, kryesisht ato amerikane prej disa ditësh, kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan...

Radar3 ditë më herët

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaDonald Trump dhe Elon Musk / Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit...

Mix3 ditë më herët

“S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti...

Sport3 ditë më herët

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati...

Mix3 ditë më herët

Rivaliteti Bezos-Musk, Blue Origin lëshon në hapësirë raketën New Glenn

Kompania e hapësirës e themeluar nga Jeff Bezos, Blue Origin, ka arritur të lëshojë për herë të parë në orbitë...

Radar3 ditë më herët

“PS merr mbi 50% të votave nëse zgjedhjet bëhen sot, Rama më i pëlqyeri” – Sondazhi

Në sondazhin e kryer nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, PS-ja do merrte mbi 50% të votave nëse zgjedhjet do mbaheshin sot....

Radar3 ditë më herët

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press...

Kryesore3 ditë më herët

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po...

Kryesore4 ditë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar4 ditë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Facebook