Kryesore
Lindjet në Shqipëri, niveli më i ulët prej 60 vitesh/ Gratë të pambrojtura me politika sociale

Në Shqipëri lindjet kanë shënuar pikën më të ulët që prej 60 vitesh, duke rënë në 1.37 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, nga 2.1 që është kufiri i nevojshëm për ruajtjen e popullsisë.
Ekspertët përmendin disa shkaqe, mes tyre emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese, mungesën e sigurisë në punë për gratë, pagesat e tyre informale, dhe kushtet e pamjaftueshme ekonomike.