Lidhu me ne

Kryesore

Koronavirusi erdhi, mjeku jep 10 këshilla si t’i bëni ballë sëmundjes

Koronavirusi erdhi, mjeku jep 10 këshilla si t’i bëni ballë sëmundjes

Nga Tritan Kalo

DUKURIA Covid-19/Sars-Cov-2…..Hyrja në skemën e mikroorganizmave sëmundje shkaktuese me impakt shumë të madh shtrirjeje dhe lëndimesh të jetëve njerzore sikundër ishte Novel-Coronavirus/Covid-19/Sars-Cov-2, është bërë epiqendra e lajmeve vizive e të shkruajtura, si dhe e diskutimeve tona të përditëshme profesionale apo jo….Një rol jo të pakët në këtë drejtim kanë luajtur edhe lajmet jo të mirëbazuara, të bëra nga mosdija apo keqdashësija, POR që gjithëqysh kanë ndikuar në shtimin e shkallës së ankthit e të PANIKUT në shoqërinë tonë…..PARËSORE në përballjen me këtë sëmundje mbeten këshillat për:

1- HIGJENËN personale (larja e duarve shpesh dhe jo me pak se 20-30 sekonda) dhe atë kolektive,

2- MOS GRUMBULLIMI jo i domozdoshëm në mjediset publike e në të tjera mjedise,

3- PËRKUJDESI për “higjenën e të teshtiturës dhe të kolliturës”,

4- RUAJTJA e njomësisë së fytit me pirje të herë-pas-herëshme të sasive të vogla uji,

5- USHQIMI i variueshëm, kuptohet edhe sipas edhe mundësive financiare, i pasur me vitamina C, D, A,

6- të PATURIT në vëmëdje e mos frekuentimit të shkollave, e qëndrave të punës në rast shënjash klinike gripngjasuese (teshtitje, kollë, dhimbje koke, temperaturë),

7- VETËIZOLIMI 14 ditor për personat që vinë nga vënde të prekura dhe me raste të transmetimit komunitar të sëmundjes, harta e të cilave është zgjeruar që nga Kina e deri në Itali,

8- KONTAKTIMI me Shërbimin e Urgjencës Kombëtare me numurin 127, NËSE ai/ajo ka shënja të tilla si temperatura, tështitje e kollë, vështirësi në frymëmarje, dhe mos ardhja direkte në spital,

9- KUJDESI ndaj individëve mbi 65 vjeç dhe ndaj mjekimit të rregullt të sëmundjeve kronike që shumë prej tyre kanë: sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, të mushkërive (sidomos të sëmurët me SPOK), të kyçeve, etj, si grupi më i rrezikuar për të bërë ndërlikime në rast infektimi nga Covid-19/Sars-Cov-2,

10- VETËKONTROLLI e mos panikimi për një situatë detyrimisht kalimtare të kërcënimit epidemiologjik të popullatës…NUK ka asnjë fshehje të realitetit dhe gjithkush do të vihet në dijeni, që më rastin më të parë të izolimit të këtij shkaktari në Shqipëri….

Të mos harrojmë se NË NDËRKOHË që Covid-19/Sars-Cov-2 ka marë jetët e mbi 3600 individëve, në të njejtin hark kohor na mbarë BOTËN janë humbur jetët e miliona të tjerëve nga të tjera sëmundje apo arësye: DUHANI ka vrarë mbi 8.000.000 individë, GRIPI stinor mbi 500.000 të tjerë, AKSIDENTET kanë vrarë mbi 55.000.0000, nga AIDS kanë humbur jetën mbi 770.000 vetë, nga MALARIA mbi 450.000 të tjerë ( në çdo 2 minuta humb jetën një fëmijë nga kjo sëmundje)…..

BETEJA për jetën është e përminutëshme dhe fitimtar në të dalin kurdoherë mendjekthjelltit, vullnetplotët dhe zemërbardhët…..SË BASHKU do të mundemi t’ja dalim mbanë PËRSËRI edhe betejës ndaj Covid-19/Sars-Cov-2…Javë të mbarë kudo që frymoni JU bashkëkombasit e mi!!!

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Vaji i ullirit zvogëlon rrezikun e vdekjes nga demenca

Vaji i ullirit është cilësuar prej kohësh si një ‘super ushqim’ që mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë kur...

Mix17 orë më herët

8 gjëra që njerëzit i bëjnë ndryshe në Finlandë (shteti më i lumtur në botë)

Kur bëhet fjalë për lumturinë, dihet mirë se në vendet nordike shpesh njerëzit arrijnë rezultate të larta në sondazhet për...

Mix17 orë më herët

Samsung Galaxy S25: funksione të reja AI për modifikimin e videove

Prezantimi i smartfonëve të rinj Samsung Galaxy S25 është shumë afër, me eventin Unpacked të planifikuar për 22 janar. Deri...

Radar17 orë më herët

U akuzua se përshëndeti me verpime naziste, Elon Musk u përgjigjet kritikave

Elon Musk Polemika të mëdha janë shkaktuar që nga mbrëmja e së hënës në inaugurimin e Donald Trump, pas një...

Mix18 orë më herët

Vendet e banuara më të ftohta në botë

Njerëzit kanë arritur të përshtaten edhe në kushte ekstreme, ku mbijetesa duket e pamundur. Ka vendbanime në botë ku dimrat...

Mix18 orë më herët

Si ndryshon truri i grave gjatë menopauzës

Për vite të tëra, gratë që perjetonin shqetësime të ndryshme si, pagjumësi dhe luhatje humori gjatë moshës së mesme, shpesh...

Mix18 orë më herët

7 ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Ruajtja e niveleve të shëndetshme të kolesterolit është çelësi për një zemër të fortë. Nëse kolesteroli juaj është pak më...

Kryesore18 orë më herët

Arian Çani: Edi Rama është një rast për t’u studiuar. Ata që mendojnë se do lodhet dhe largohet, ja fusin kot

I ftuar në emisionin Dekalog në DritareTV nga Roland Qafoku, gazetari Arian Çani ka folur për kryeministrin Edi Rama dhe disa nga...

Kryesore2 ditë më herët

Pezullimi i hetimeve ndaj Olsi Ramës, kreu i SPAK: Nuk u gjet asnjë provë

Kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi një takim me gazetarët ku foli për disa nga çështjet me të nxehta të drejtësisë. Sa...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët

Kur përballemi me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që na rekomandohen nga mjeku. Përdorimi...

Facebook