Kryesore
Gazment Bardhi: Edi Rama po shpik “armiq” të rinj
Vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk gënjehen nga deklaratat pompoze dhe ligjet në letër. Ata duan veprime konkrete, por Edi Rama është i pafuqishëm të luftojë seriozisht krimin e organizuar.
Pas një artikulli të botuar ku thuhej se Shqipërisë mund t’i shtohen kushtet e vendosura për anëtarësimin në Bashkimin Europian, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili është shprehur se Rama po shpik ‘armiq’ të rinj.
Ai shprehet se vendet e BE nuk genjehen me deklarata pompoze, por duan veprime konkrete, ndërsa shton se kryeministri Rama është i pafuqishëm të luftojë krimin e organizuar.
Statusi i Bardhit:
Sa shpik “armiq” të rinj, të brendshëm e të jashtëm, Edi Rama bën mirë të lexojë kushtet e partnerëve europianë që shtohen çdo herë, për shkak të keqqeverisjes së tij.
Nga 9, kushtet për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian mund të bëhen 10 apo 11. Me Edi Ramën kryeministër nuk ka lajme të mira për Shqipërinë.
Vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk gënjehen nga deklaratat pompoze dhe ligjet në letër. Ata duan veprime konkrete, por Edi Rama është i pafuqishëm të luftojë seriozisht krimin e organizuar. Pushteti i tij i ka rrënjët tek krimi dhe jo tek vota e lirë, prandaj Edi Rama është e keqja më e madhe e vendit, është imazhi më i keq i Shqipërisë në Europë. Shqipërisë i duhet ndryshimi për të bërë Shqipërinë si Europa!