Kryesore
Basha: Zbrazja e Shqipërisë, akt tradhtie kombëtare e Ramës
“Sa kohë ky njeri drejton Shqipërinë, aq kohë shqiptarët do zbrazin vendin e të parëve. Keqqeverisja e këtij KM që vret shpresat e qytetarëve, është arsyeja për këtë rekord botëror të zi në emigracion. Është koha për të reaguar. Zbrazja e Shqipërisë është akt tradhëtie kombëtare!”,
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan në “Twitter” se Shqipëria nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama po shënon rekord të zi botëror në emigracion.
Basha thekson se zbrazja e atdheut tonë është një akt i rëndë tradhtie kombëtare me ideator kryeministrin.
“Sa kohë ky njeri drejton Shqipërinë, aq kohë shqiptarët do zbrazin vendin e të parëve. Keqqeverisja e këtij KM që vret shpresat e qytetarëve, është arsyeja për këtë rekord botëror të zi në emigracion. Është koha për të reaguar. Zbrazja e Shqipërisë është akt tradhëtie kombëtare!”, shkruan Basha.