Radar
Blogerja Alba Danaj shpërthen ndaj Jonida Maliqit: Laj borxhet, fasadë
Dy fashionistat, Jonida Maliqi dhe Alba Danaj dikur ishin mikesha dhe shiheshin shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës.
Por mesa duket gjërat kanë ndryshuar dhe marrëdhënia mes tyre nuk është aspak e mirë. Kjo duket nga një postim i Danajt në Instagram.
Ajo ka ironizuar këngëtaren pas deklaratës që bërinë “Klanifornia”, ku u shpreh se nuk i pëlqen trendi i ri i çantave të vogla.
“Hahaha se në fakt u këpute duke blerë të mëdha. Laj borxhet e atyre që ke mi fasadë dhe pastaj fol e komento për çanta. Mjerë në duart e kujt ka ngelur opinioni për modën”, shkruan Alba në Instastory.
Ajo ka postuar edhe një foto tjetër ku tregon çantat e saj të vogla dhe shkruan se i pëlqejnë shumë.