Lidhu me ne

Kryesore

Sot tubimi i Metës/Lista e emrave të atyre që kanë bërë thirrje pro tij

Tubimi i 2 marsit të thirrur nga Presidenti Meta ka gjetur përkrahje edhe nga personalitete që nuk kanë qene më parë përkrah Ilir Metës apo.ish partisq që ai ka drejtuar, LSI. Por, në baze të deklaratave që kanë dhënë ata janë bashkuar kundër shkeljeve kushtetuese, tentativës së mazhorancës në pushtet për kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe ligjit absurd që i heq kompentencat Presidentit mbi betimin e gjyqtarëvë.

Aktori dhe regjisori, Edmond Budina– Kjo qeverisje, që sukses të saj ka vetëmburrjen, prepotencën, po dëbon rininë nga vendi, po iu vret shpresën e po largon përherë e më tepër ëndrrën tonë të kahershme, Shqipërinë si gjithë Evropa. Për të vazhduar ëndrrën e nisur në nëntëdhjetën, për të ringjallur shpresën, për të mbrojtur Kushtetutën, për ta çliruar Shqipërinë nga oktapodi rilindas, që nuk ka asgjë socialiste, por ka uzurpuar padrejtësisht të gjitha institucionet, duhet të bëhemi të gjithë bashkë më 2 mars për të mbështetur Presidentin Ilir Meta, i cili atë ditë dhjetori të nëntëdhjetës ndodhej në autobus së bashku me ne.

Shkrimtari dhe analisti Fatos Lubonja– Kur akte të tilla falsifikimi dhe shkeljeje të ligjit kryhen edhe ndaj institucionit të Presidentit, të gjithë duhet të ndihen më të pasigurt në këtë vend. Dhe kur them “të gjithë”, kam parasysh edhe socialistët apo mbështetësit e tyre, që pretendojnë se kanë një lloj dinjiteti. Madje, do të thosha se nëse kanë mbetur të tillë, ata duhet të jenë të parët që nuk duhet të lejojnë që partia ku bëjnë pjesë të shkelë në këtë mënyrë themelet e demokracisë, siç është edhe Kushtetuta. Problemi i së sotmes është që çdokush, e përsëris, edhe ata që sot militojnë në partinë në pushtet, edhe ata që bëjnë pjesë në frontin e atyre që duan ruajtjen e statukuosë, sepse e kanë të lidhur qerren e interesit personal me Ramën; edhe prokurorët dhe gjykatësit që sot konsiderohen se janë kapur nga PS-ja duhet të gjejë mënyrën për të reaguar kundër këtij grushti shteti kushtetues.

Ish deputeti socialist, kompozitori Limoz Dizdari– Në 2 Mars do jem në Bulevard me Presidentin për të mbrojtur institucionet. Padyshim që prezenca ime intelektuale do të jetë duke mbështetur institucionin e Presidencës, për këtë duhet të më kuptoni. Është prezencë  intelektuale në mbështetje të institucioneve. Prezenca ime ka qenë e vazhdueshme gjithmonë në mbrojtje të institucioneve. Kjo sepse dhuna ndaj institucioneve është maksimalisht e rëndë.

Shkrimtari dhe publicisti, Kim Mehmeti– Shqipërinë e rrezikon mortaja e ‘Rilindjes’ së Piktorit e jo korona virusi, ‘Shqipëritë’ tona janë të mbuluara nga mbeturinat që i hedhim çdokund, si dhe nga pisllëku dhe plehu politik. Shqipëria e ka pru punën deri aty sa shtetin duhet ta mbrosh nga pushteti!

Ish ministri i jashtëm, Besnik Mustafaj– Unë besoj se Meta synon të ndërgjegjësojë shqiptarët që ka një rrezik serioz për demokracinë dhe nëse e bën në 2 mars do e konsolidojë rivalitetin e tij përballë Ramës.

Ish-ambasador i Shqipërisë në OKB Agim Nesho– Sot Ilir Meta nuk është vetëm Presidenti i Republikës që është garant i mbrojtjes së Kushtetutës por edhe shtetari-qytetar në mbrojtje të Kushtetutës. Ai është gardiani i fundit i asaj që shqiptarët duhet ta kuptojnë që përbën qëllimin e ekzistencës (raison d’etre) të së ardhmes së tyre. Kjo është një cështje thelbësore për të ardhmen e shtetit Shqiptar

Prof. Lisen Bashkurti– Presidenti Meta, në mënyrë të vazhdueshme transparente ka informuar opinionin politik dhe publik, kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet, arbitraritetin, manipulimet dhe falsifikimet që ka bërë mazhoranca dhe Qeveria për të kapur dhe kontrolluar trupën e Gjykatës Kushtetuese. Është koha për ndryshime të mëdha. Presidenti Meta po i prin këtyre ndryshimeve. Ja përse shqiptarët kudo që janë do ta mbështesin.

Ish-ministri i brendshem Dritan Demiraj –Rilindja pasi mori te gjithe pushtetet ekzekutive, legjislative, gjyqesore, mediat, me PPP-te, kanabizimin e te gjithe vendit, etj tani ka vendosur qe te shkaterroje dhe gurin e fundit te shtetit Shqiptar: Kushtetuten e Shenjte te Republikes se Shqiperise. Kushdo qe e do me zemer vendin, te bashkohemi ne mitingun paqesor te dates 2 mars ne oren 17:00 ne mbrojtje te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise njelloj siç e mbrojne dhe qytetaret amerikane Kushtetuten e SHBA-ve.

Ish ministri i PS-së, Elmaz Sherifi– Në 2 mars bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e Shqipërisë. Në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese, si çështje e të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim

Peshëngritësi Kampion Europë, Briken Calja– Jam me presidentin, për Shqipërinë, për kombin, për Kushtetutën, në manifestimin historik të 2 marsit.

Pedagogu i gazetarisë, Mark Marku–  Nuk është i paligjshëm që Ilir Meta të thërrasë në takim apo tubim dhe të konsultohet me qytetarët.Mendoj që gjendja është emergjente. Po i jepet goditje demokracisë dhe Presidenti është betuar për të mbrojtur Kushtetutën.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook