Lidhu me ne

Kryesore

Ndërtime rekord prej 420 milionë euro në Tiranë, sipërfaqja e dhënë për leje u rrit me 55% në 2019-n

Ndonëse në tremujorin e fundit vrulli i dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës ra, për shkak të pezullimit të përkohshëm të tyre pas tërmetit të 26 janarit, për gjithë vitin ato arrijnë një nivel rekord.

Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në 2019-n u dhanë gjithsej 373 leje ndërtimi, ose 15 leje më pak se një vit më parë.

Por, ndonëse janë dhënë më pak leje në numër, sipërfaqja e dhënë për ndërtim është rritur ndjeshëm, në një tregues se ato kanë qenë për banesa më të larta.

Në total, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi për 2019-n, sipas INSTAT ishte rreth 1.5 milionë metra katror, me një rritje prej 55% në raport me vitin e mëparshëm dhe duke shënuar një nivel rekord të paktën që prej vitit 2010, kur raportohen të dhënat e detajuara sipas rretheve (shih grafikun).

Sipas INSTAT, sipërfaqja e dhënë për ndërtim në Tiranë i korrespondon një vlere prej rreth 52 miliardë lekësh, ose rreth 420 milionë euro.

Vrulli më i madh i dhënies së lejeve ishte në tremujorin e parë dhe të tretë, me përkatësisht me 480 miëj dhe 556 mijë metra katror. Niveli më i ulët u shënua në tremujorin e katërt me 147 mijë metra katror, i ndikuar nga amullia që u shkaktua pas tërmetit të 26 nëntorit dhe pezullimit të përkohshëm të lejeve të ndërtimit.

Pak ditë më parë, Shqipëria u fut sërish në listën gri të pastrimit të parave, nga e cila kishte dalë në vitin 2015.

Lajmi u dha nga Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës që ka detyrën të vlerësojë zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

Në këtë listë përfshihen juridiksionet që kanë mangësi strategjike në parandalimin e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar dhe rrezik të lartë si dhe janë nën monitorim të shtuar.

Shqipëria është e vetmja nga Europa që shfaqet në këtë listë, së  bashku me Islandën. https://www.monitor.al/shqiperia-futet-serish-ne-listen-gri-te-pastrimit-te-parave/

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 minuta më herët

Ja emrat e vërtetë të banorëve të “BBVA-4” – disa do t’ju habisin!

I keni dëgjuar gjithë kohës me pseudonime, por a e dini si quhen në të vërtetë banorët e “Big Brother...

Mix16 minuta më herët

Si të visheni mirë çdo ditë? 5 “Uniformat e modës” që zgjidhin çdo dilemë stili!

çfarë duhet të vesh sot? Këtu është pyetja që na mundon çdo mëngjes teksa zgjohemi dhe shikojmë pranë dollapit. Mes...

Mix18 minuta më herët

100 vjet FENDI! Fakte që duhet t’i dini!

100 vjet FENDI Stili i Fendi-t është një përzierje delikate e klasit dhe elegancës, historisë italiane, me elemente baroke dhe...

Mix21 minuta më herët

Ja pse debatojmë në çift bazuar në shenjën e horoskopit!

Problemi nuk është aq shumë vetë konflikti, por tendenca për të përsëritur gjithmonë të njëjtat modele, për të grindur për...

Radar24 minuta më herët

10 gratë më të votuara në Zgjedhjet Parlamentare të 2025 në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur rezultatet e pjesës më të madhe të votave të numëruara, duke...

Mix27 minuta më herët

Kush do të jetë James Bond i ri?

Kush do të jetë agjenti i ardhshëm 007? Kjo është pyetja që ka ngjallur debat të madh pasi Amazon ka...

Radar44 minuta më herët

Koalicioni Euroatlantik i Bashës regjistrohet në KQZ, me kryetar Endri Hasën

Partia “Koalicioni Euroatlantik” i Lulzim Bashës ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet parlamentare...

Mix4 orë më herët

Sa orë duhet të flini për të qenë më produktivë, sipas shkencës?

Marrëdhënia midis gjumit dhe produktivitetit ka qenë objekt i shumë studimeve shkencore. Sasia e gjumit që i nevojitet një personi...

Sport4 orë më herët

Mikaela Shiffrin është skiatorja që bëri histori me fitoren e saj të 100-të të Kupës së Botës

Mikaela Shiffrin bëri histori me fitoren e saj të 100-të të Kupës së Botës në ski alpine, duke siguruar fitoren...

Mix4 orë më herët

Rihanna flet për famën: Është e trishtë

Rihanna është e vendosur të mos lejojë që pesha e statusit të saj të famshëm të pushtojë jetën e saj....

Facebook