Kryesore
Veliaj prezanton projektin e kampusit universitar, copy-paste me Institutin e Artit në Boston (Fotot)

Kryebashkiaku Veliaj ka njoftuar sot se ka nisur puna për kampusin e ri universitar.
Veliaj ka publikuar në Facebook fotot e godinës që pritet të ndërtohet ndërsa e ka lidhur njoftimin e tij me Kongresin e Partisë Socialiste që u zhvillua dje e sot në Tiranë.
Deri këtu çdo gjë shkon vaj.
Nëse bën një kërkim të vogël në internet, të bie në sy se godina e kampusit të ri universitar është në fakt copy-paste e godinës së Institutit të Artit Bashkëkohor (Institute of Contemporary Art Boston – ICA) në Boston, SHBA.
Ndoshta herë tjerë, kryebashkiaku i Tiranës duhet të përpiqet të gjejë propjekte e godina më pak të njohura nëpër botë, për t’i prezantuar si të tijat.
VINI RE: Indicia marrë nga faqja Altin Goxhaj në Facebook

