Lidhu me ne

Kryesore

Henri Çilin ta ndalojnë, por të mos na fyejnë duke e përdorur si ‘ikonë të luftës kundër krimit’


Të bën të shkulesh gazit ironik edhe frymëzimi që kërkon të ngjallë ministri Lleshaj te reforma në drejtësi, duke arrestuar një njeri të botës mediatike dhe universitare, një avokat dhe disa kontrabandistë hashashi ‘small time’, në kufirin Shqipëri- Greqi. A pret publiku, megjithë mend, dhe a do të shpërblehet me faktin se ‘peshku i madh’ i parë i reformës në drejtësi është Henri Çili?!

Nga Alfred Lela

Ndalimi i Henri Çilit, një personazh i njohur publik, me një varg akuzash, që shkojnë nga ‘mashtrimi’ deri te ‘ndikimi i organeve të drejtësisë’, u bë lajmi i madh i ditës sot në media. Sigurisht, Çili duhet të përgjigjet para ligjit për akuzat e ngritura ndaj tij dhe, sipas një parimi të shenjtë të drejtësisë, ai mbetet i pafajshëm derisa të provohet fajtor.

Policia e Shtetit, me anë të drejtuesve më të lartë dhe nëpërmjet operacioneve të shumëfishta, duke kryer kontrolle në UET dhe më pas në shtëpinë e botuesit, ka bërë gjithçka që të përdorë Çilin si ‘poster man’ të një rrjeti të dyshuar kriminal, për të ngritur një shtjellë komunikimi publik të cilën, të paktën ne gazetarët, duhet ta shohim vëngër dhe me dyshim.

Pas Ardi Veliut, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, që doli në një konferencë speciale shtypi, u shpreh publikisht edhe ministri Lleshaj: me një status në rrjetet sociale ai foli për ‘organizatë të strukturuar kriminale’ dhe ‘efekte të reformës në drejtësi’.

Të bën të dyshosh një përkufizim i tillë i Henri Çilit si pjesë e një ‘strukture të krimit të organizuar’ ndërkohë që disa familje dhe disa personazhe famëkëqij të botës së krimit janë liruar nga kjo akuzë e rëndë për njëqind arsye e shumë ‘moskompetenca’.

Të bën të shkulesh gazit ironik edhe frymëzimi që kërkon të ngjallë ministri Lleshaj te reforma në drejtësi, duke arrestuar një njeri të botës mediatike dhe universitare, një avokat dhe disa kontrabandistë hashashi ‘small time’, në kufirin Shqipëri- Greqi. A pret publiku, megjithë mend, dhe a do të shpërblehet me faktin se ‘peshku i madh’ i parë i reformës në drejtësi është Henri Çili?!

Është i kuptueshëm ngazëllimi dhe nxitimi, si i z. Veliu dhe i z. Lleshaj, si i policëve dhe prokurorëve të thjeshtë me publicitetin që u siguron emri i Henri Çilit. Eshtë shpagimi që ata kërkojnë dhe marrin të paktën për pak kohë (një ditë e ka edhe korbi, thoshte Camaj) nga njerëz që shkrujanë, botojnë, lobojnë, kanë një zë publik.

Imagjinoni sa të lumtur do të ishin sikur të mund të arrestonin edhe Fatos Lubonjën, Andi Bushatin dhe kundërshtarë të tjerë të qeverisë apo të establishmentit. Kjo nuk do të thotë se Çili ishte anti-establishment, ai ishte në fakt përfaqësuesi par excellence i establishmentit; mbrojtës për disa vite i qeverisë; i heshtur përballë korrupsionit të saj, të policisë, të prokurorisë dhe gjykatave.

Megjithatë, si zë i njohur i agorës publike, dhe jo si përfaqësues puritan i interesit publik, ai dhe të ngjashmit e tij, pjesë e komentariatit politik, zgjojnë mllefe dhe presin shpagime.

Paradoksalisht, heshtja e Çilit nuk funksionoi për të. Siç as piruetat. Askush nuk i doli për zot sot botuesit të disa gazetave, pronarit të një universiteti, individit me shumë lidhje, të hapura dhe okulte. Gazetarët dhe analistët duhet ta bëjnë, ama. Goditja shproporcionale ndaj Henri Çilit është goditje për të gjithë ne. Ndalimi (apo arrestimi) i tij do t’i shërbejë kryeministrit dhe njerëzve të tij për ta përforcuar tezën e tyre të ‘analistëve dhe gazetarëve të lidhur me krimin’.

Çili duhet të paguajë për kundravajtjet e veta (nëse ka), por ne duhet të mbetemi syçelë ndaj kundravajtjeve të pushtetit. Çfarëdo të ketë bërë kolegu ynë, ai nuk besoj të jetë koka e krimit të organizuar në Shqipëri dhe as ‘peshku i madh’ i reformës në drejtësi.

Kush na shtyn drejt kësaj, ose është idiot vetë, ose na di neve dhe publikun për idiotë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook