Lidhu me ne

Kryesore

Çfarë kobi! Tre vajza të vogla fjetën pa nanën e tyre!

Image result for gjergj meta

Tis gri në Rrëshen…

Nga dom Gjergj Meta

Një tis gri, bashkë me mjegullën e përhershme, ka rënë sot në mëngjes mbi Rrëshen. Mbrëmë do krisma ia rrëmbyen dy jetë të reja këtij qyteti. Tre vajza të vogla mbrëmë fjetën pa nanën e tyre. Dy prindërve mbrëmë ia vranë bamin e barkut. Vledisonit dhe Esmeraldës, vëlla e motër, mbrëmë iu mor fryma e fundit në oborr të shtëpisë në Sme. Qyteti ra në zi dhe heshti. Ah sa dhimbje! Çfarë kobi!

Aty-këtu nën zë dëgjohet: “Kush? Si? Qysh? Tek?” Vetëm psherëtima. Të gjithë ngrenë supet. E kupton edhe ti vetë se pyetjet e përgjigjet janë thjesht rutinë, kureshtje, por pa asnjë dobi. Sot dheu do të përpijë trupat e dy të rinjve. Hapen dyert e mortit për to e hapet një shteg i errët për tre vajzat jetime.
Nis i njëjti ritual si këtu e qindra e ndoshta mijëra vjet më parë:

– Zoti ju dhashtë kyvet!

– Kyvet paç!
Skena është e njëjtë. Te kryet e dy kufomave ndodhen gratë kryembuluar me veshje të zeza e vajtorja, kurse në oborr burrat që presin e përcjellin. Si t’ua shpjegosh vajzave të vogla tani që mbrëmjeve nuk do ta shohin më nanën e tyre që vjen nga puna e që në mëngjes i çon për te shkolla? Kushedi si do shkruhet tash e mbrapa fati i tyre. E më keq akoma si t’ua shpjegosh se personi i dyshuar për vrasjen e nënës së tyre është pikërisht…?

U tronditëm përsëri! Si kemi arritur deri këtu? Çfarë po ndodh me ne?A mos ndoshta pse vramë ato fjalë hynore: “Ju është thënë “mos vrit”. Unë po ju them kushdo zemërohet me vëllanë e tij do të jetë përgjegjës para gjyqit…” ?Apo kemi vrarë ato pak vlera që në dukje të vrazhda, mbanin dikur një shoqëri në kohezion: “Nuk qëllohet mbi gra e fmijë!”

“Burri nuk vritet kur është i shoqëruar me gra e fëmijë”?
Apo jemi duke vrarë edhe çdolloj ligji civil apo penal?
Apo mbi të gjitha kemi vrarë kodin njerëzor të jetës?Kaosi ka shpërfytyruar çdo kod të vjetër a të ri, kanunor apo kontinental, të shenjtë apo profan. Diçka nuk shkon në shoqërinë tonë. Jeta ka vlerë sa hunda ime. Përtej saj ajo mund të dhunohet, gjymtohet dhe vritet. Kemi rënë shumë poshtë moralisht si shoqëri. E kemi përgjegjësi të gjithë. Sot ne katolikët kemi të Mërkurën e Përhime, nisim kreshmen, kohë pendese, keqardhje për mëkatet e kthimi të zemrës kah Zoti. Mbi krye marrim hinin që ka dalë nga zjarr i druve.

Nuk kishte si të niste më gri e më trishtë kjo kreshme për ne këtu në Rrëshen. Por sot më shumë se kurrë kemi nevojë, e unë ju ftoj sot pasdite në Katedrale në orën 16.00, që t’i lutemi Zotit për Rrëshenin tonë, për familjet tona, të rinjtë e të rejat tona e për shpirtin e Esmeraldës dhe Vledisonit.
Kemi nevojë të bëhemi tok kundër të keqes e të mos e lëmë veten pre e dëshpërimit, por me besim, shpresë e dashuri të ngulim këmbë në rrugëtimin tonë për një shoqëri më të mirë, për një Rrëshen të paqtë me Zotin në zemër!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar6 minuta më herët

VIDEO/ Gjendet Parashqevi Simaku: Do qëndrojë 3 javë në hotel, pastaj do vendosë bashkë me familjarët

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me...

Radar2 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore3 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet3 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske3 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar3 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix3 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix3 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar3 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike4 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Facebook