Lidhu me ne

Kioske

Ndaloni lundrimin në internet dhe filloni të jetoni

Rrjetet sociale, si të ndaloni së krahasuari veten me të tjerët


Përgjithësisht njerëzit në rrjetet sociale nxjerrin pjesën e tyre më të mirë, duke përjashtuar kështu problemet e përditshme dhe pjesën e tyre më të keqe. Por a është e shëndetshme ta krahasojmë vetën me ata që shohim në Instagram? Normalisht që jo.

Psikologja Emma Kenny, nga Mançesteri, thekson se edhe njerëzit janë gjatë gjithë kohës të fokusuar te rrjetet sociale dhe të shqetësuar nëse nuk janë aq të përsosur sa ata mendojnë për të dalë në rrjete sociale.

Sipas saj, një problem shumë i madh është edhe fakti se ne e krahasojmë veten me njerëzit e tjerë që shohim në rrjetet sociale, duke mos pasur informacion se gjithçka që na duhet është të vlerësojmë veten.

“Ju nuk keni si ta dini nëse në realitet jeta e të tjerëve është më e mirë se e juaja. Ne të gjithë jemi përfshirë në vorbullën “të dukemi bukur” kështu që të tjerët bëjnë të njëjtën gjë si ju në rrjete sociale, ata thjesht duken bukur. Kjo është një perspektivë që na shtyn të mos besojmë faktin se jeta e të tjerëve është më e mirë se e jona”, shpjegon Kenny për Daily Mail.

Psikologia Emma Kenny

Psikologia na tregon si të pajisemi me aftësitë për të lundruar në rrjetet sociale, duke qenë të qëndrueshëm për të mos krahasuar veten me të tjerët.

Duhet të jeni mirënjohës

Duhet të shqetësoheni më shumë për atë që ju duhet se sa për atë që dukeni. Uluni dhe shkruani një listë të të gjitha gjërave të shkëlqyera në jetën tuaj. Kjo është diçka e thjeshte dhe kështu do të anashkaloi mendimet e kota. Duke u përqendruar në shumë elementë që në dukje janë të vogla do të përmirësoni jetën tuaj dhe të mendoni për gjërat që vërtetë kanë rëndësi.

Nëse ju motivon, ka kuptim

Vlera e çdo aktiviteti përfshin peshën e asaj që do të merrni në këmbim. Nëse i përdorni rrjetet sociale për të vendosur qëllime të mia si për shembull puna nëpërmjet tyre, atëherë kjo gjë ka vlerë. Disa krahasime mund të jenë të dobishme, për shembull nëse shikon një koleg që po kryen një trajnim që ju doni, atëherë do të merrni referencat e tij për trajnimin.

Por nëse mendoni me negativitet për trupin dhe mendimet tuaja pikërisht sepse rrjetet sociale janë perfekt, atëherë kjo është e gabuar dhe do të përfundoni të pakënaqur dhe të demoralizuar.

Ndaloni lundrimin në internet dhe filloni të jetoni

Sa herë uleni dhe lakmoni jetën e dikujt tjetër, ju po humbisni minuta të çmuara të jetës tuaj. Ndërsa, përpiqeni të kuptoni se çfarë kanë bërë të tjerët gjatë ditës, më mirë mendoni se si do ta organizoni ju ditën tuaj, kështu nuk do të rrini me orë të tëra duke kontrolluar jetën e njerëzve pa pasur asnjë përfitim për ju.

Përqendrohuni në identitetin tuaj

Çdo kush është special në këtë botë, kështu që përqendrohuni tek gjërat më të mira që ju keni pa u përpjekur ta krahasoni vetën me të tjerët. Pasi të kuptoni këtë gjë do të rrisni vetëbesimin tuaj dhe do të shihni se gjërat më të mira tek vetja. Kështu që ndërkohë që përpiqeni të imitoni të tjerët shkëlqeni për atë që jeni.

Mendoni përtej asaj që shikoni

Rrjetet sociale mund t’ju tregojë një sërë imazhesh dhe përmbajtjesh që ju bëjnë të ndjeheni një përbindësh me sy të gjelbër, por ato janë një anë e medaljes

Për shembull kur shihni Beyoncen duke performuar në mënyrë perfekte në skenë, rrallë herë mendoni për punën, djersën dhe vuajtjet që ka kaluar ajo. Puna e palodhur, përkushtimi dhe këmbëngulja janë thelbësore për të arritur tek fotografitë që të tjerët i kanë zili.

Mos e nënvlerësoni veten

Nëse nuk e vlerësoni vetën atëherë do të mbeteni gjithnjë duke parë çfarë bëjnë të tjerët. Nëse jeni të kënaqur me veten dhe pranoni se nëse jeta juaj nuk është mjaftueshëm e mirë por do të bëhet aq e mirë sa ju doni atëherë nuk do ndikoheni nga askush.

Përdorni kohën tuaj për diçka më produktive

Nëse nuk ndjeheni aq të mahnitshëm sa personazhet që shihni në jetën tuaj, atëherë dijeni se ju keni super fuqinë të jeni super heronjtë e jetës tuaj.

Mund të punoni vullnetarisht duke ndihmuar të pastrehët, mund të ndihmoni fqinjët tuaj të moshuar. Duke përdorur atësitë tuaja për qëllime të mira, nuk do të keni kohë të krahasoni vetën me askënd në rrjetë sociale.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook