Lidhu me ne

Aktualitet

Kohët e palavdishme që po jetojmë…

Artur Zheji

Jemi realisht duke jetuar nën renë e sterrtë të një kupole, që tashmë është ngulur si një çati e përhershme mbi kokat tona.
Politikisht dhe psikologjikisht kjo kupolë është sundimtare e fuqiplotë. Thith energjitë e këtij vendi dhe të popullit, që e banon dhe ushtron njëherazi një pushtet vertikal, gjithmonë e më vertikal, gjithmonë e më shumë nga lart poshtë.
Shkurt dhe pa folur më kot tërthorazi, kemi në krye një kryeministër që i ka kap të gjitha, në një grusht të vetëm dhe nga “A”-ja e deri te “Zh”-ja.
Një opozitë që nuk ekziston që nga “A”-ja e deri te “Zh”-ja.
Një llumnajë e pashijshme personazhesh, që do të bënin mrekullira me fatkeqët që dolën të dërmuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe që tani, pasi mblodhën lekët, humbën në mugëtirë, ndërsa të mjerët mbetën akoma më të mjerë…
Një “arbitrazh” ndërkombëtar, apo “ndërkombëtarët”, si edhe thirren tash 30 vjet, që tallen, shfrytëzojnë rastin apo kanë ngritur duart lart përpara këtij realiteti moçalor, banesë e përkryer për zhaba, gjarpërinj dhe insekte të shumta gjakpirëse.
Ndërkombëtarët pra, e them këtë për ata që nuk e kanë kuptuar akoma, në të vërtetë na kanë lënë të rrokullisemi në rënie të lirë, sipas parimit që: “Çdo popull ka atë qeverisje që meriton te ketë”! Dhe qartazi, ne shqiptarët duhet ta pranojmë që nuk kemi kujt t’i ankohemi, sepse nuk kemi “Përse” t’i ankohemi!

Kështu pra, le të presim nga “A”-ja deri te “Zh”-ja rrjedhën natyrale të gjërave në xhunglën tonë, ku më i forti shqyen më të dobëtin dhe në moçalin e pështirshëm, ku gjithmonë peshku i madh ha peshkun më të vogël!
Ligjet janë shpikur për të mbrojtur të dobëtit e planetit nga arroganca e papërmbajtshme e të fortëve, ndaj atyre që Zoti apo natyra ka bërë të lindin të vegjël dhe të brishtë, ashtu si dhe është populli, në të tërën e vet.
Por në xhungël dhe në moçal nuk ka ligje që marrin nën mbrojtje askënd.
Përveç kryeligjit që rrjedh natyrshëm si shiu dhe që tremb si vetëtimat e që thotë gjithmonë të njëjtën gjë: “Më i forti dhe fitimtari i merr të gjitha”!
Pakicës dhe humbësve nuk u mbetet gjë tjetër, veçse të zvarriten pa dinjitet apo të shiten si prostituta, që në të vërtetë është e njëjta gjë, apo jo?!
Këto dhe janë “Kohët e palavdishme që po jetojmë”!
Gjithsesi, do të doja me gjithë shpirt të përgënjeshtrohesha, porse pesha e “Kupolës” rëndon mbi popull, e sterrtë dhe gjithmonë e më shumë, sa edhe KM-së, po i merret fryma, por nuk e thotë…
Sepse përjeton dashninë rraskapitëse të të pengmarrurit, me pengmarrësin e vet…

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook