Kryesore
Sa mundësi ka Rama të marrë një mandat të tretë? Ja si përgjigjet Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar të pamundur marrjen e një mandati të tretë nga Edi Rama. Duke komentuar deklaratën e bërë nga ana e kryebashkiakut Erjon Veliaj, Berisha tha në ‘Tempora’ se Rama edhe sikur të shkojë në hënë nuk e merr një mandat të tretë. ‘Edhe në hënë po të shkojë Rama mandat të tretë, nuk merr më’, tha Berisha.
Teksa komentoi konferencën e donatorëve të mbajtur në Bruksel, ish-kreu i qeverisë falenderoi shtetet pjesëmarrëse që dhanë ndihmën e tyre për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri, ndërsa shtoi se fatkeqësisht qytetarët shumë shpejt do të zhgënjehen, pasi mes donacioneve qëndrojnë dy hajdutët më të mëdhenj që njeh historia e Shqipërisë, pas Edi Ramës.
“Nuk mund të ndalem pa thënë se jashtë euforisë së madhe jam njëqind për qind i sigurtë se shumë i shpejtë do të jetë zhgënjimi i madh i këtyre qytetarëve. Arben Ahmetaj është autori i famshëm i PPV-ve, njeri që thuhet se ka të groposur jo baule por kazana të mëdhenj me euro, kështu thuhet. Dhe e dyta hajduti i heshtur një Artan Agolli, ai është një lukin i papërmbajtur. Dhe kam marrë vesh se një pjesë e fondeve do të shkojnë drejt Agollit, ai edhe në gjumë vjedh për vete dhe Edi Ramën.”-deklaroi Berisha.