Kryesore
“Sa të jem unë president, jo martesave gay. Do vazhdojmë me mami dhe babi”
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se për sa kohë do jetë ai në Kremlin, martesa gay nuk do të legalizohet.
“Po e përsëris: për sa kohë jam unë president kjo nuk do të ndodhë. Ka për të vazhduar me babi dhe mami”, është shprehur Putin gjatë një mbledhjeje me komisionin shtetëror për ndryshimin e Kushtetutës, shkruan The Moscow Times.
Mediat po ashtu raportojnë se po diskutohet që në Kushtetutën e re të përfshihet norma e moslëshimit të territoreve, një përcaktim që thuhet se synon të bllokojë a priori kërkesat e Japonisë dhe Ukrainës.