Lidhu me ne

Kryesore

Rama nuk çudit më askënd


Nga Mimoza Koçiu

Edhe të enjten kryeministri na dha shembullin e forcës në komunikimin me gazetarët. Tashmë nuk përbën surprizë për politikanin, që kur erdhi në pushtet në vitin 2013, premtonte me zë e figurë se do qeveriste me forcën e shembullit e jo me shembullin e forcës.

Në gati 7 vjet si kryeministër ka provuar në mënyrë të përsëritur, se shembulli i forcës së pushtetit është mjeti i vetëm që njeh në detyrë. Vetëm ky model i justifikon akuzat e forta që u lëshon mediave, se paguhen nga krimi për të kundërshtuar iniciativën e tij personale me emërtimin folklorik anti-KÇK.

Një kryeministër serioz nuk lëshon aq lehtë të tilla akuza, pa vepruar nëse ka fakte për çka pretendon. Zhurmimi i çdo zëri kritik, që i kujton se kryeministri bashkë me fuqinë e detyrës ka edhe përgjegjësi për aktet që ndërmerr është tashmë një strategji e njohur, që nuk çudit askënd, e për pasojë as nuk merret seriozisht. Media ka mbetur sot për sot, me të mirat e kusuret e veta, pushteti që kryeministri nuk arrin të kontrollojë plotësisht e për pasojë, mbetet objektivi i preferuar, sa me iniciativa censure si paketa antishpifje, aq edhe me anatemimin pa fre e etikë.

Në vitin e shtatë si kryeministër, Edi Rama vazhdon të shmangë llogaridhënien, parimin bazë të demokracisë e në mënyrë qesharake vazhdon të kërkojë fajin kudo tjetër, përveçse te vetja. Pra nuk ka rëndësi, nëse kush i evidenton anët e errëta të sjelljes si kryeministër, media, politikanë apo profesionistë. Të gjithë janë problemi, edhe kur kryeministri nuk arrin të prodhojë një bilanc të provuar të qeverisjes së tij, por vazhdimisht provokon konflikte, me të cilat shtyn ditët, deri në prodhimin e “armikut” të radhës.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore1 orë më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix1 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet21 orë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix21 orë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix21 orë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske21 orë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Kryesore21 orë më herët

“PS është dukshëm përpara”, Blendi Fevziu bën parashkimin për zgjedhjet e 11 majit

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV komentoi situatën parazgjedhore në vend, diasporën dhe partitë...

Radar2 ditë më herët

TIRANA 2030/ Projektet arkitekturore që do të transformojnë kryeqytetin shqiptar (FOTO)

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, po kalon një transformim të jashtëzakonshëm të nxitur nga një vizion ambicioz për të ardhmen e...

Mix5 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix5 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Facebook