Aktualitet
Dy standardet e ndërtimit të rrugëve në Shqipëri, shikoni diferencën mes BERZH dhe Ramës
Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj sulmon Edi Ramën duke treguar se ndërsa BERZH do bëjë rrugën Vlorë-Orikum me një kosto prej rreth 600 mijë eurosh për km, kryeministri do bëjë me PPP vazhdimin e rrugës Orikum-Dukat, me një kosto prej 5 milionë euro për km.
POSTIMI
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do bëjë rrugën Vlorë-Orikum me një kosto prej rreth 600.000 euro për km, ndërkohë që Edi Rama do bëjë me PPP vazhdimin e rrugës, Orikum-Dukat, me një kosto prej 5 milionë euro për km.
EBRD ka miratuar një hua për Shqipërinë për rehabilitimin e tre segmenteve rrugore kombetare me gjatësi totale 70,7 km me kosto totale rreth 45 milionë euro, pra me rreth 600 mijë euro për km dhe me standarde europiane. Pjesë e projekti është edhe rehabilitimi i rrugës Vlorë-Orikum 10.6 km e gjatë.
Vazhdimin e kësaj rruge Orikum-Dukat Prej 14 km Edi Rama e ka dhënë për ta bërë me koncesion për 70 mln euro, pra me një kosto prej 5 milionë euro për km.
Nëse edhe tenderi i rrugës Orikum-Dukat do ishte bërë nga EBRD dhe jo nga Rama, rruga do kushtonte vetëm 8 milionë e 400 mijë euro dhe jo 70 milionë euro.
Secili mund ta mendojë vetë se ku shkojnë diferenca prej pothuajse 62 milionë euro. Përgjigja më e mundshme është: në xhepat e Edi Ramës dhe oligarkëve që Rama u ka dhënë koncesiomin.
Korrupsioni në Shqipëri nuk bëhet nga zyrtarë dhe pushtetarë të rangut të dytë. Këto raste flagrante vjedhjeje tregojnë qartazi që vetë Rama është i korruptuar.
Nëpërmjet plaçkitjes së Shqipërisë nga një grup njerëzish, pushtetarë dhe oligarkë po pasurohen në kurriz të shumicës së varfër.
Ndëshkimi i të korruptuarve është i vetmi shans që kemi për ti rikthyer shqiptarëve shpresën për një të ardhme më të mirë.