Kryesore
Albini fillon show-in, përgjysmon rrogën e vet dhe të ministrave

Albin Kurti dhe kabineti i ri qeveritar i Kosovës ka vendosur uljen e pagave për kryeministrin dhe ministrat.
Kurti do të marrë 1500 euro rrogë. Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ngriti në vitin 2017 rrogat e kabinetit qeveritar.
Nëse do të vijonte me rrogën e caktuar nga Haradinaj, Kurti do të merrte 2950 euro por me vendim qeverie e ka përgjysmuar me minus 1450 euro.