Lidhu me ne

Radar

E njëjta gjellë çdo ditë… Ç’mendon Dr.Harxhi për pyetjen e një të riu që ka frikë se nuk qëndron dot besnik në martesë

Dr. ADEM HARXHI

E njëjta gjellë çdo ditë… Ç’mendon Dr.Harxhi për pyetjen e një të riu që ka frikë se nuk qëndron dot besnik në martesë

Ky shkrim niset nga një letër e ardhur në blogun tim nga një djalë që shkruan se unë e teproj me këshillat për të mos patur shumë partnerë seksualë.

Ai më shkruan se “nuk hahet e njëjta gjellë përditë”, por gjithashtu më shkruan se nuk është i sigurtë nëse pas martesës do mundet të qëndrojë pa partnere të tjera seksuale.

Po i përgjigjem

Si fillim duhet të them se njerëzit kanë ide të ndryshme, lidhur me numrin e partnerëve seksualë që do të konsiderohej “normal”, për ata vetë dhe për partnerët e tyre.

E vërteta është që numri i partnerëve seksualë ndryshon shumë në persona të ndryshëm. Atë që dikush e quan shumë një tjetër e quan pak.

Por gjithkush duhet t’i bëjë vetës këto pyetje:

-A ndjehem mirë duke patur shumë partnerë të ndryshëm seksualë dhe pse?

-Sa partnere do të ishin “normal”për mua?

-Cilat vlera më udhëheqin kur vendos të kem shumë partnerë/e?

-A më shqetëson fakti se çfarë do të mendojnë partneret/ët e ardhëm për prirjen time për shumë partnere/ë?

Njerëzit janë të ndryshme në mendime, në dëshira dhe në sjellje, madje, me kohë ato ndryshojnë edhe tek i njëjti person. Në të ardhmen edhe ti mund të ndryshosh, e të mos mendosh si tani.

Siç e kupton, është e vështirë të themi me siguri, do të vazhdojë apo do të ndryshojë kur të martohesh, zakoni yt i tanishëm.

Në qoftë se ti.dëshiron të bësh seks me shumë gra e vajza nga kurioziteti, nga dëshira për variacion, apo sepse dëshiron të eksperimentosh e të provosh shumë femra, gjithsesi kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se martesa jote e ardhme nuk do të jetë plot gëzim me një grua.

Mos mendo se duke patur shumë partnere në jetën prej beqari, do të jetë e vështirë të bëhesh një monogam e të qëndrosh gjithë kohën duke “ngrënë të njëjtën gjellë”.

Sigurisht, ti duhet ta dëshirosh këtë. Pa dëshirën dhe vullnetin tënd kjo nuk arrihet. Pra kur të vendosësh të martohesh t’i duhet të jesh gati të marrësh një vendim, i bindur se do të qëndrosh besnik në marrëdhënien monogamike martesore.

Ka shumë mundësi, që pasi ke provuar shumë femra si partnere seksuale, të vendosësh të zgjedhësh vetëm një vajzë, atë, që nga ana e saj, edhe ajo, do të zgjedhë të të ketë ty të vetmin partner seksual.

Por mund të ndodhë edhe ndryshe.

Ti mund të ndjesh e të vendosësh që shumë gra të ndryshme të kënaqin më shumë. Ka shumë njerëz që zgjedhin të veprojnë kështu. Ata në rastin e martesave të hapura ose poligamike, me konsensus, bien dakord të kenë shumë partnerë seksualë bashkërisht, ose veçmas, madje, ata përpiqen ta kultivojnë tek vetja këtë sjellje.

Të tjerë e bëjnë këtë pa konsensus dhe kjo quhet tradhti bashkëshortore.

Mundohu të reflektosh në këto pyetje:

-A do të ndjehesh mirë nëse partnerja jote do të ketë edhe partnerë të tjerë seksualë?

-A të pëlqen ideja të kesh një marrëdhënie të hapur, ku gruaja shkon me të tjerë nga njëra anë dhe ti me të tjera nga ana tjetër?

-A do të ndjehesh mirë kur të kuptosh se gruaja të tradhton?

Në qoftë se kërkesa jote për shumë partnere nuk është vetëm dëshirë, por më shumë, një nevojë detyruese (kompulsive) pra kupton se nuk i vë dot nën kontroll sjelljet e tua seksuale, ti bën mirë të vizitohesh tek një psikiatër a psikoloh dhe t’i nënshtrohesh terapisë.

Sot me shumë sukses, në këto raste përdoret grup-terapia. Kjo kryhet në
dymbëdhjetë séanca, ku njerëzit me shqetësime si të tuat, eksplorojnë ndjenjat e tyre duke ua bërë ato të njohura grupit. Këto séanca grup- terapie janë shumë të përhapura në botë, nuk di nëse bëhen në Shqipëri.

Më në fund, kontrollin mbi jetën tënde dhe zgjedhjet tua e ke vetëm ti dhe je vetëm ti që do të vendosësh çfarë është mirë.

Por, pavarësisht, se sa shumë partnere seksuale ti do të kesh në jetë, të lutem mendo të përdorësh teknikat e seksit më të sigurtë.

Mba mend se ka shumë sëmundje seksualisht të transmetueshme rrotull, madje, disa prej tyre me rrezik te larte për shëndetin dhe
jetën.

Paç fat e shëndet, Doktori.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix22 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar22 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar22 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore22 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar23 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook