Lidhu me ne

Aktualitet

Zylfie Haklaj: Si nisi saga e vrasjeve në familjen Haklaj, marrëdhëniet me Sali Berishen!

Pas rënies së komunizmit, djemtë e familjes Haklaj, do të ishin protagonistë dhe viktima të një historie të gjatë hakmarrjeje që i kushtoi Tropojës rreth 150 viktima. Një histori, ku ndërthuren interesat politike, zhvillimet e luftës në Kosovë dhe përplasjet për gjakmarrje.

Kjo familje, u ekspozua për herë të parë në vitin 1992. Dy djemtë e mëdhenj, Hamdiu dhe Halili do të arrestoheshin me akuzën e vrasjes me mjete të forta të ekonomistit Mustafë Shpati në qendër të Bajram Currit. Për 6 muaj, ata do të mbaheshin në burg.“Ne nuk dinim asgjë, policia erdhi në Haklaj, dhe kërkoi vëllezërit Hamdiun dhe Halilin. Për çfarë pyetën vëllezërit? Ata thanë që ka ndodhur një ngjarje dhe ju kanë akuzuar ju. Janë thirrur rreth 80 dëshmitarë në pyetje dhe vëllezërit pas 6 muajsh, pa seancë gjzqësore kanë dal të lirë”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Ngjarja thuhej se kishte lidhje me privatizimin e pronave të koperativës së Margegajt ku Hamdiu, kishte qenë për 10 vite kryetar. Hamdiu është i vetmi i mbijetuar nga 5 djemtë e Muharremit. Sot ai është 69-vjeç dhe jeton në Suedi, ku ka fituar azil politik. Pas arrestimit që e konsideruan të padrejtë, shënohet krisja e parë e kësaj familjeje të njohur me pushtetarët e rinj të kohës, me në krye mikun e tyre të hershëm, presidentin Sali Berisha.

“Ne si familje e kemi mbështetur Sali Berishën vitet e para të demokracisë. Dy vëllezërit e mi, Hamdiu e Halili kanë pasur njohje personale me Sali Berishën dhe ne si familje e dinim kush ishte familja e tij, kishim besim se do e drejtonte Shqipërinë, ishte njeri i njohur kardiolog, pavarësisht se kishte qenë në udhëheqjen partisë punës në bllok, kishim besim se do ishte njeri i duhur për të drejtuar Shqipërinë”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Në një kohë që djemtë ndodheshin në qeli në vitin 1992, plaku i Haklajve, Muharremi, vihet në kontakt me presidentin Berisha të cilit i kërkon takim. I pari i familjes kishte një zotim për të bërë sipas traditës zakonore se djemtë e tij ishin të pafajshëm. Ai kërkonte lirimin e tyre. Takimi me Berishën nuk u zhvillua kurrë, edhe pse në një rast ishte arritur deri te caktimi i orarit.

“Në fillim dhe Sali Berisha ka pranuar, ka thanë se do takohem me Muharremin, kanë caktuar orarin, pastaj kur ora ka ardhur Sali Berisha nuk e ka pritur në takim. Në këtë kohë baba kërkoi takim me Kryeministrin Aleksandër Meksi dhe ky i fundit ka dhënë urdhër që djemtë e Muharremit nëse janë të pafajshëm të lirohen dhe vëllezërit janë liruar”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Deri në këtë moment, djemtë e familjes Haklaj nuk kishin një pozicionim të unifikuar politik. Dy prej vëllezërve kishin qenë themelues të Partisë Demokratike në Tropojë. Pjesa tjetër e familjes kishin kryesisht bindje të majta.

“Në vitet e para të demokracisë, Hamdiu dhe Shkëlqimi kanë marrë pjesë në disa mbledhje që janë organizuar për të kontaktuar njerëz, për ti bindur që të mbështesnin PD, për të ndikuar te njerëzit, që do në përfaqësojë Berisha që është në krye të vendit”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Pas arrestimit të Hamdiut dhe Halilit, familja Haklaj pozicionohet hapur kundër Partisë Demokratike. Në një bastion të djathtë si ai i Tropojës, tashmë demokratët kishte kundërshtare një prej familjeve më të fuqishme dhe më me ndikim në zonë. Zylfije Haklaj rrëfen se në këtë moment, miqësia e hershme me familjen e Sali Berishës pësoi një krisje të madhe.“Kur kemi gjykuar të drejtë kemi mbështetur PS dhe ai duke parë që kishim reputacion në Tropojë, familje e madhe, e njohur, kemi njerëz, miq shok dhe ai ka menduar dhe mendon edhe sot, që kemi tentuar ti marrim pushtetin, ne kurrë s’kem tentuar. Ne vetëm kemi menduar të ketë drejtësi në Shqipëri. Përshembull edhe në PD kemi mbështetur njerëz që kanë punuar mirë”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

10 mënyra se si të rrisni instagramin tuaj pa bërë sponsorizime

Për të rritur numrin e ndjekësve të angazhuar në Instagram pa përdorur reklama, është e rëndësishme të kuptosh se algoritmi...

Mix2 orë më herët

3 libra që do t’ju afrojnë më shumë me suksesin!

Jamal Robinson nuk mësoi për menaxhimin e parave nga prindërit e tij. Por, vitin e kaluar Robinson, 40 vjeç, u...

Mix2 orë më herët

Njerëzit e lumtur nuk i bëjnë kurrë këto 7 veprime!

Stephanie Harrison ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj duke u bërë pengesë vetes. Ajo kishte ëndrra...

Mix3 orë më herët

Karakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete!

Nëse dini diçka më shumë për shenjat e zodiakut , do të zbuloni se të 12-ta kanë të paktën një...

Radar3 orë më herët

Përplasja fizike në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiç: Po kënaqni shqiptarët dhe terroristin Kurti

Të paktën 3 deputetë janë lënduar të martën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes dhe...

Mix4 orë më herët

Lenovo ThinkBook: notebook dhe concept në MWC 2025

Lenovo prezantoi dy notebook të rinj në serinë e saj ThinkBook në MWC 2025 në Barcelonë dhe tregoi dy koncepte...

Radar4 orë më herët

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe...

Mix4 orë më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix4 orë më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar4 orë më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Facebook