Lidhu me ne

Aktualitet

Lubonja: Loja e rrezikshme e Ramës me “anti-KÇK”

Analisti Fatos Lubonja komentoi në News 24 paketën “Anti-KÇK” që ka nisur sot punën për goditjen e krimit të organizuar. Duke e cilësuar si “një lëvizje të frikshme” të kryeministrit Edi Rama, Lubonja tha se ai po bën një Vetting të shpejtë për të “eliminuar” dhe kërcënuar gjyqtarët.

“Në qoftë se reforma në drejtësi nënkuptonte Vettingun e gjyqtarëve, atëherë mua më del që këtij nuk i mjafton ai Vettingu i kontrolluar, por i duhet një Vetting më i shpejtë për të bërë propagandë, për të eliminuar dhe kërcënuar gjyqtarë”, – tha analisti.

Më tej, Lubonja u shpreh se njerëzit e paketës “Anti-KÇK”, që u prezantuan nga Rama, dhe që shfaqeshin me syze të zeza e kapuça, janë thjesht instrument për të frikësuar këdo që nuk i nënshtrohet këtij autoritarizmi, këtij individi, që po bën një lojë të rrezikshme.

“Rama iu thoshte atyre me syve të zeza e kapuç se ju jeni forca shpëtimtare nga e keqja. Është e frikshme, sepse janë kapërcyer të gjithë kufijtë. Këta njerëz, pse qenkan të ndershëm këta, dhe nuk qenkan gjyqtarët? Këta janë thjesht instrument për të frikësuar këdo që nuk i nënshtrohet këtij autoritarizmi, këtij individi, që bën një lojë të rrezikshme.

Pyetja e parë që shtrohet është kjo “Erdhi koha që të luftojmë krimin?”, Po. Pse çfarë ke bërë ti nga 2013? O na thuaj që ka dështuar Vettingu dhe unë po bëj diçka super vettingun, ose na e shpjego, pse duhet kjo. Ato nuk shkojnë paralelisht, sepse janë në kundërshtim me njëra-tjetrën.

Ne kemi kërkuar drejtësi të pavarur nga politika, ndërsa kjo reforma e çon gjykatën, njerëzit e SPAK, te ministri i Brendshëm, ndërkohë që kemi pasur dy ministra të Brendshëm të Ramës të lidhur me krimin. Kemi një rritje galoponte të krimit në Shqipëri në kohën e Ramës.

Mjafton të shohim ndërtimet, ku lejet janë dhënë nga vetë këta, që gjoja na bëjnë KCK. Kryeministrin e kishte shqetësuar fakti se gjykatësit kanë liruar ca kriminelë. Po kush janë këto kriminelë? Ata që kanë vjedhur votën, bashkë me kryeministrin.

E bën ky për të mbuluar këto lirime të këtyre njerëzve, që i ka pasur bashkëpunëtorë partia e tij, apo e bën për të bërë një lloj presioni ndaj gjykatësve, që mendon ende se nuk i ka. Kjo është për t’u parë, por asgjë të mirë nuk ka këtu, veçse rritje të banditizmit të shtetit të kapur dhe pamja më e tmerrshme ishte e atyre me syve të zeza, që na nxori”, – deklaroi Lubonja.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

10 mënyra se si të rrisni instagramin tuaj pa bërë sponsorizime

Për të rritur numrin e ndjekësve të angazhuar në Instagram pa përdorur reklama, është e rëndësishme të kuptosh se algoritmi...

Mix6 orë më herët

3 libra që do t’ju afrojnë më shumë me suksesin!

Jamal Robinson nuk mësoi për menaxhimin e parave nga prindërit e tij. Por, vitin e kaluar Robinson, 40 vjeç, u...

Mix6 orë më herët

Njerëzit e lumtur nuk i bëjnë kurrë këto 7 veprime!

Stephanie Harrison ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj duke u bërë pengesë vetes. Ajo kishte ëndrra...

Mix6 orë më herët

Karakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete!

Nëse dini diçka më shumë për shenjat e zodiakut , do të zbuloni se të 12-ta kanë të paktën një...

Radar7 orë më herët

Përplasja fizike në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiç: Po kënaqni shqiptarët dhe terroristin Kurti

Të paktën 3 deputetë janë lënduar të martën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes dhe...

Mix7 orë më herët

Lenovo ThinkBook: notebook dhe concept në MWC 2025

Lenovo prezantoi dy notebook të rinj në serinë e saj ThinkBook në MWC 2025 në Barcelonë dhe tregoi dy koncepte...

Radar7 orë më herët

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe...

Mix7 orë më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix8 orë më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar8 orë më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Facebook