Lidhu me ne

Kryesore

Një qeveri e dështuar ka nevojë për kazanin e vet mediatik

Agjencia Telegrafike Shqiptare, e cila kontrollohet dhe bën politikën e qeverisë shqiptare, raporton sot për një shkrim të gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” sipas së cilës Franca ka hequr dorë nga bllokimi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave. Për ta argumentuar këtë titull, ATSH, referon një intervistë të Këshilltarit për Çështjet Europiane të presidentit francez Macron, Clement Beuane, sipas të cilit kreu i shtetit francez paska edhe një politikë për Lindjen. Thotë Beaune cituar nga ATSh:

Pas Brexit është më e rëndësishme se kurrë që të kapërcehen mosmarrëveshjet brenda BE-së dhe të përqëndrohemi në atë që na lidh. Kjo do të ndodhë sapo të arrihet dakordësia për planet reformuese për zgjerimin e BE-së, që do të paraqiten së shpejti. Ne do të jemi kundër faktit që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të trajtohen ndaras. Kjo do të ishte në kundërshtim me dëshirën tonë për të stimuluar stabilitetin në rajon

Dy pyetje: Ku është risia në këtë qëndrim të Francës?

E dyta: Ku lexohet mundësia e heqjes së bllokimit ndaj dy vendeve në Ballkan?

Macron përsëriti disa herë se edhe në samitin e tetorit ai këmbënguli që Shqipëria të mos ndahet nga Maqedonia e Veriut në vlerësimin për hapjen e negociatave siç ka kërkuar Hollanda dhe dy vende të tjera.

Nga ana tjetër, Komisioni Europian do të duhet të miratojë më 5 shkurt draftin e reformimit të metodologjisë së zgjerimit që ndan Francën nga vendet e tjera. Pa këtë dokument është herët të flitet për spekullime si këto të ATSH-së, ndërkohë që aktualiteti politik në dy vendet tona, mundet me të vërtetë ta ndëshkojë Shkupin zyrtar i cili me të drejtë kërkon vlerësim sipas meritës së secilit vend.

Është Shqiëpria e Edi Ramës ajo që po i ngjitet Maqedonisë së Veriut për të mos mbetur delja e zezë e rajonit dhe në këtë pikëpamje gjen kuptim shfaqja si prej strategu e kryeministrit Rama që flet për një Europë strategjike. Ai po kërkon një vendim mbi premise gjeopolitike për të shmangur përballjen me kërkesat teknike të procesit të cilat nuk harron t’i vërë në dukje përherë një vend si Hollanda që e sheh Shqipërinë e z. Rama si vend të krimit. Në fund të fundit edhe ky i fundit e ka pranuar këtë me Aktin Normativ anti-KÇK, me të cilin ndoshta ka hapur problemin tjetër të cenimit të të drejtave të njeriut.

Urojmë që Franca të heqë veton, urojmë meqë përralla e magjisë së negociatave ka ngjitur dhe një JO tjetër do të ishte me veprim të thellë korrodues ndaj besimit se Europa është destinacion i kapshëm.

Por nuk kemi pse të pranojmë gënjeshtrat e trasha të Kazanit Mediatik të qeverisë për të cilin paguajmë edhe lekë.  /Respublica.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore17 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar17 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix21 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix22 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix22 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet22 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal22 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske22 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore22 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore4 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook