Lidhu me ne

Kryesore

Ermal Mamaqi, fenomeni mediatik i padiskutueshëm

Reldar Dedaj

Para së gjithash, më duhet t’ju bëj një pohim, një pohim ndoshta të çuditshëm por të sinqertë. Qëkur vendosa të shkruaj për personazhin e javës Ermal Mamaqi, ndjej mbi shpinë vështrimin hulumtues të një vëzhguesi të qetë, i cili jo rrallëherë më çukit pas koke me nyjën e gishtit tregues dhe më thotë: a të thashë. Në fakt, fjala është për kapjen në kurth të vetvetes dhe asgjë tjetër. Pasi vjen një moment në kohën tonë që personazhe krejtësisht mesatar, por të yshtur nga një rregull djallëzor i lojës së tregut, shoqërisë së turmave dhe njeriut të zakonshëm që krejt befasisht, sa hap e mbyll sytë, shndërrohen në aktorë kryesor të jetës shoqërore në vend. Pastaj si më e keqja e kësaj pune ne duhet të shkruajmë diçka për ta. Ky është rregulli. Dhe unë shpresoj thjeshtë që në fund të këtij shkrimi do arrij t’i jap fund këtij dyzimi, për t’i bashkuar të dy këta që jetojnë brenda meje.

Ai është pa diskutim një djalë interesant, i suksesshëm dhe mbi të gjitha me një intuitë të fortë të të bërit para. Në fushën e artit ka një rrugëtim relativisht të gjatë, fillimisht në muzikë dhe pastaj nga një aktor humori i zakonshëm u shndërrua në një komedian popullor. Këtu në fund nis që filli fillon e vështirësohet, kjo për disa arsye. Të bësh film në Shqipëri është si të gërmosh një pus me majën e një gjilpëre. Dhe kur e mendoj tani këtë shprehje, them se kjo do jetë shpikur për njerëz që në këto kohë duan të ndërtojnë një film në Shqipëri. E dua dhe e kuptoj durimin e Ferhadit i cili sipas legjendës shpoi malet nga dashuria për Shirinën. Dhe dua të kuptoj po aq mirë dashurinë e Ermalit, nëse ka, për filmin.

Megjithatë, “I love Tropoja” ka diçka që më shqetëson, aty viihet re më së shumti një pavendosmëri e filmit për t’u kualifikuar si një histori realiste apo një fabul komike prag absurdit. Do të të ishte më mirë të fokusohej o te njëra, o te tjetra – ose tejet i vërtetë, ose tejet absurd – që të prezantohej me një identitet më të qartë dhe të mirë formuar. Si komedi romantike, filmi e bën si duhet punën e tij. Është i lehtë, argëtues dhe nuk pretendon të jetë më i thellë nga ç’është. I gjithë filmi është në rregull. Jo i jashtëzakonshëm, jo i tmerrshëm. Thjesht në rregull. Por, prap se prap, është diçka që më shqetëson, diçka që shkon përtej fenomenit Ermal, një fenomeni të padiskutueshëm mediatik.

Si për dreq, në mendje më vjen fill filmi “La Ricotta” me regji të Pier Paolo Pasolinit ku Orson Uells në rolin e një regjisori i reciton gazetarit që po e intervistonte një poezi, të cilën ky i fundit as e kupton e as i jep dum se për çfarë dreqin bën fjalë. Në film regjisori e nuhat përhumbjen e pashmangshme të tjetrit dhe me cinizmin e paskrupullt të një intelektuali antikonformist, i rrethuar nga njerëz të paaftë, ia thotë copë: Ti nuk ke kuptuar asgjë, sepse je një njeri mesatar. Ndërsa vazhdon, “Por, ju nuk e dini se çfarë është një njeri mesatar? Ai është një përbindësh! Një maskara i rrezikshëm, konformist, kolonizues, racist, robërues”. Pastaj, fillon e tallet me këtë “njeri mesatar”, i cili mund t’i hynte në punë për fillimin e filmit vetëm nëse do t’i binte infarkt m’u aty në këmbët e tij. Në këtë segment kult, Pasolini qëllon ashpër, deri në përçmim, shoqërinë italiane të viteve ’60, duke e etiketuar atë si shoqërinë më analfabete dhe injorante të Europës, të cilës s’ke ç’i bën: kaq e ka kufirin e inteligjencës.

Ermal Mamaqi pavarësisht talentit të tij në yshtjen e turmave dhe në strategjitë e public relations, në filmin e tij të ri e ka pasur krejtësisht të pamundur të dalë nga logjika e njeriut mesatar, kjo shihet qartë te niveli i skenarit, batutat e drejtpërdrejta me të cilat ndjehet rehat vetëm ajo pjesë e shoqërisë jo sqimatare dhe që mezi pret oraret e darkës për të parë telenovelat. Megjithatë, vlen të theksohet se në një kohë kur kinomatografia shqiptare është në vështirësi, pasioni për të ndërtuar një film-komedi, krejt i vetëm, për të realizuar PR-in e tij po krejt i vetëm është diçka që duhet vlerësuar edhe nëse produkti artistik është jashtë pritshmërive. Mbi të gjitha është një fenomen mediatik i padiskutueshëm që arrin të nuhasë mjaft bukur ushqimin e masës në radhë të parë për të bërë biznes dhe në radhë të dytë për të bërë film. Diçka paradoksale kjo, por e vërtetë.

Megjithatë, me prodhimin e këtij filmi, Mamaqi ka ditur të godasë në zemër të tregut. Kjo për dy arsye, e para për shkak të subjektit dhe e dyta për shkak të përfshirjes në rol të kryeministrit Edi Rama. Duket se është një e tërë e pandashme nga njëra-tjetra, dy subjekte që kanë një qëllim të përbashkët: audiencën e lartë. Për sa i përket tipizimit të karaktereve, personazheve dhe ndërtimit të historive gjithçka mbetet në kuadrin e komedisë. Që të jetë funksionale karakteret shtyhen drejt situatave fantazmagorike, të tejskajshme. Por ky truk duket se ka trazuar disi opinionin lokal.

Mirëpo, filmi ka realisht një problem. Krijimin e minoriteteve në art. Kjo nuk është diçka e krijuar nga Mamaqi, realisht kjo është një logjikë e krijuar nga pjesa më e madhe e spektakleve televizive gjatë viteve të fundit. Sa personazhe janë krijuar, stilizuar, stigmatizuar në bazë të origjinës dhe krahinës, ku aktori i veshur me lirinë e të bërit art, përforcon paragjykimet dhe krijon steriotipe të kota në vend që t’i sheshojë ato. Ermal Mamaqi pavarësisht qëllimit të tij, zbuloi një shoqëri me njerëz mesatar, duke iu ofruar një produkt të nivelit sipërfaqësor, por krejt i pranueshëm për inteligjencën kolektive./Gazeta Liberale

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Aktualitet10 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar11 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar14 orë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore15 orë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore1 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook