Lidhu me ne

Kryesore

Ambasadorja e re e gjeti ‘Rilindjen’ me kokën mbi pjatën e kokainës


                Nga Gentian Gaba

‘Habemus Papam’ (E kemi Papën) është shprehja në latinisht që përdoret për të lajmëruar besimtarët e krishterë për zgjedhjen e papës së ri. Fjalë që tashmë përdoren edhe për të lajmëruar arritjen e diçkaje të shumëpritur. Kësisoj mund të thuhet edhe për uljen në tokën shqiptare të zonjës Yuri Kim, ambasadores së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pra ‘Habemus legatum’, kemi një ambasadore. Shqiptarët, porsi të krishterët në oborrin e sheshit Shën Pjetër, po prisnin prej kohësh tymin e bardhë dhe shfaqjen në ‘ballkonin’ e selisë së shenjtë të ambasadave, atë të Rrugës së Elbasanit.

Ishte një pritje e gjatë, e cila përkon me një krizë po aq të gjatë politike. Andaj edhe pritshmëritë ndaj ambasadores janë shumë të mëdha. Sigurisht do të ishte e udhës që në vitet njëzet të shekullit XXI vendi ynë të mos priste për kalorësinë e huaj për t’u dhënë drejtim çështjeve të brendshme; megjithatë, rrethi vicioz që përsëritet vit pas viti, ambasador pas ambasadori, krizë pas krize, është një produkt i yni dhe i të huajve. Ne, qytetarë dhe politikanë, iu kemi blatuar copëza përherë e më të mëdha të sovranitetit. Ata, nga të dyja anët e Atlantikut, kanë luajtur me vogëlsinë dhe papjekurinë tonë. Për këtë arsye, sekrecionet tona pavloviane, pas çdo cicërime të Twiterit apo statusi në Facebook, janë pjesë e një kushtëzimi të shtresëzuar në dekada, ndaj të cilit nuk mund të presim çlirim të shpejtë.

Por, derisa të marrim fatet tona në dorë, do të na duhet të interpretojmë orakullin tonë të ri, i cili mund të parathotë diçka në emër të hyjnisë së politikës botërore. Për këtë arsye merr një rëndësi të posaçme ajo ç’ka thënë në muajin tetor e zgjedhura e Presidentit Donald Trump. Në seancën e konfirmimit në Komisionin për Punët e Jashtme në Senatin amerikan, përveç refrenit euroatlantik të zbatimit të Reformës në Drejtësi, premtoi se do të nxiste udhëheqësit shqiptarë drejt zgjidhjes së krizës, me qëllim përforcimin e perspektivës së hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE. Si dhe që sheh si përparësi ndihmën teknike për Shqipërinë në hetimin, ndjekjen dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.

Këto fjali krijuan vrik entuziazëm në radhët e qytetarëve opozitarë. Në gjuhën angleze po dëgjohej fjala krizë, fjalë që kryeministri shqiptar përjashtonte nga ato që mund të përdoreshin për të përshkruar çfarë po ndodhte përgjatë këtyre muajve. Dhe duke marrë peng fjalën kishte marrë peng edhe zgjidhjen. Kjo nuk do të thotë që zonja Kim do të jetë palë me Opozitën, por që prioritetet e saj përkojnë me ato të Opozitës.

Zgjidhja e krizës, me qëllim përforcimin e perspektivës europiane nuk do të thotë vetëm adresimi i shkaqeve që qëndrojnë në zemër të saj, por një proces zhbllokues që kalon nëpërmjet kushteve të Bundestagut, të cilat janë njohur nga aktorët ndërkombëtarë dhe vendas si udhëzime për të çelur negociatat. Pra, mbikëqyrja e rrugës së Elbasanit për zbatimin e kushteve, do të thotë adresimi i krimit zgjedhor, dy dosjet e bujshme dhe i ‘padëshiruari’ i Durrësit, kriminalizimi i politikës, për të cilin Partia Demokratike ka imponuar ligjin e ‘Dekriminalizimit’, si dhe frenimi i korrupsionit galopant (jemi të parët në Europë, në renditjen më të fundit të Transparecy International).

Paçka se ambasadorët janë ‘governativ’, kanë si interlokutor kryesor qeverinë, duket se fati, por edhe puna për të denoncuar nëpërmjet fakteve që tashmë janë ndërkombëtarisht të njohura, po i buzëqesh Opozitës. Mazhoranca, pas zezonës së raporteve ndërkombëtare (rënia në Indeksin e Demokracisë si dështimi më i fundit), duket e dënuar të vuajë për pasojë të mëkateve të shumta. Më i fundit ishte ai i kryetarit të bashkisë së Bulqizës, i gjashti me probleme midis të votuarve të 30 qershorit. Për fatin e keq të mazhorancës lajmi u bë publik ditën në të cilën zonja Kim zbriti në Rinas; duke e gjetur ‘Rilindjen’ me kokën mbi pjatën e kokainës. Një kartëvizitë që ilustron më së miri situatën nën hyqmin monopartiak të Edi Ramës dhe një tjetër provë pse vendi kërkon zgjidhje nëpërmjet zgjedhjeve.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Jay Z dhe Beyonce kërcënohen me jetë

Jay-Z dhe Beyoncé janë në gatishmëri të lartë pasi morën kërcënime me vdekje pas rrëzimit të padisë për përdhunim kundër...

Mix18 orë më herët

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga kafeina

Kafeina mund të jetë një dozë energjike magjike që ju ndihmon të zgjoheni në mëngjeset tuaja, por për disa njerëz,...

Mix18 orë më herët

Çiftet e martuara që qëndrojnë çmendurisht të dashuruar për dekada, shfaqin këto 6 tipare

Jo të gjitha marrëdhëniet janë të bukura dhe me shkëlqim përgjithmonë. Shumë njerëz heqin dorë nga marrëdhënia e tyre pasi...

Mix18 orë më herët

Letra e shkruar nga Isaac Newton në 1704 parashikon DATËN e saktë të fundit të botës

Një letër nga shkencëtari i njohur anglez Sir Isaac Newton parashikonte se kur do të përfundonte bota siç e njohim...

Radar18 orë më herët

Berisha: Vrasja e Mehmet Shehut e ka një ngjashmëri me rastin e Veliajt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se ka një ngjashmëri mes vrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të...

Radar18 orë më herët

Arresti për Veliajn, i jashtëzakonshëm?! SPAK: 236 arreste për 2024-n

Ku qëndron pra e jashtëzakonshmja në praktikën e SPAK pêr zyrtarët? Askund veç faktit që u dogj një karrierë politike...

Mix19 orë më herët

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën

Përpara se të përfshiheni kokë e këmbë në një lidhje të re, kini parasysh që yjet mund të kenë planifikuar...

Radar19 orë më herët

Nisma “Sy m’Sy” në gjithë Shqipërinë; a po kopjon Rama sloganin “Cep më Cep” të Albin Kurtit?

Edi Rama dhe Albin Kurti Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se së shpejti do të nisë maratona...

Mix19 orë më herët

Rolls-Royce prezanton modelin më të fuqishëm të historisë së vet, për 370 mijë euro

Rolls-Royce ka nxjerrë në shitje modelin më të fuqishëm të historisë së vet, Black Badge Spectre, një supermakinë elektrike që kushton rreth...

Radar19 orë më herët

“Shumica e vajzave shqiptare duan meshkujt e fortë, admirojnë banditët”

“Shumica e vajzave preferojnë meshkujt e fortë” – Kështu u shpreh psikologia Aurela Agalliu. Teksa u diskutua mbi krimet e...

Facebook